By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Presidenti Lotito konfirmon trajnerin e ri të Lazios
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Presidenti Lotito konfirmon trajnerin e ri të Lazios
Sport

Presidenti Lotito konfirmon trajnerin e ri të Lazios

admin
Last updated: 16/03/2024 12:30
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito konfirmoi ardhjen e afërt të trajnerit të ri Igor Tudor, i cili vjen si pasues i Murizio Sarrit të larguar.

Në fillim të kësaj jave, Sarri befasoi të gjithë duke ofruar dorëheqje nga posti i trajnerit të Lazios pas rezultateve negative.

Drejtuesit e klubit kryeqytetas ia pranuan atë dhe e vendosen ndihmësin e tij, Giovanni Martusciello si trajner të përkohshëm.

Megjithatë, mediat në Itali kanë shkruar të gjitha njëzëri se Lazio ka arritur marrëveshje me kroatin Tudor për të marrë drejtimin e skuadrës, diçka që u konfirmua sot (e shtunë) edhe nga presidenti Lotito.

“Zgjedhjet bëhen në bazë të bindjeve tona, këto duhet të jenë funksionale për arritjen e objektivave. Në Tudor ne pamë një person që sigurisht është në gjendje të drejtojë skuadrën, duke pasur përvojën, karakterin dhe mundësinë për të qenë në gjendje të përdorë burimet në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Lotito për Calciomercato.

#Lotito conferma: “Tudor è una persona capace di rialzare il gruppo con carattere ed esperienza” https://t.co/YaPHQRVtd6

— Alfredo Pedullà (@AlfredoPedulla) March 15, 2024

Ndryshe, Martusciello do të qëndrojë për ndeshjen e sotme ndaj Frosinones dhe Tudor do ta marrë drejtimin e skuadrës nga nesër (e diel) ose fillimi i javës.

Më e rëndësishmja, është një kontratë 18-mujore që zgjat deri në qershor 2025, me një opsion për t’u zgjatur për një vit tjetër, pasi Tudor nuk ishte përgatitur të pranonte një marrëveshje afatshkurtër deri në fund të sezonit.

Ky është një rikthim në Serie A për Tudorin, i cili në deri tani ka drejtuar klube si Galatasaray, Udinese, Hajduk Split, Hellas Verona dhe së fundmi Marseille.

Tudor gjithashtu ishte ndihmës trajner i Andrea Pirlos te Juventusi në sezonin 2020/21.

You Might Also Like

Joao Pedro nuk do të largohet, Chelsea i vendos një çmim tejet të lartë

Egzon Bejtullai kryen me sukses operacionin, nis fazën e rikuperimit

Tchouameni flet për herë të parë për përplasjen me Valverden: Kjo është ajo që ndodhi

Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë/Samuel Fedor, i pari në Elbasan

Juventusi synon transferimin e yllit të Real Madridit në verë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sylvinho shpjegon arsyen pse Daku dhe Muja nuk janë ftuar për ndeshjet e marsit
Next Article VMRO-DPMNE: Pendarovski fal liderin e kartelit të drogës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?