By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prokuroria e Tiranës sekuestron prona, llogari bankare dhe 7 makina (Detajet)
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Prokuroria e Tiranës sekuestron prona, llogari bankare dhe 7 makina (Detajet)
Shqipëri

Prokuroria e Tiranës sekuestron prona, llogari bankare dhe 7 makina (Detajet)

admin
Last updated: 07/05/2024 15:12
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuri të konsiderueshme të shtetasit me inicialet A.M.

Sipas organit të akuzës të kryeqytetit, janë sekuestruar llogari bankare, prona, si dhe shtatë automjete.

Njoftimi:

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM TIRANË

Prokuroria e Tiranës sekuestron prona, llogari bankare dhe 7 makina të shtetasit A.M. të dyshuar për ‘Pastrim të produkteve të veprës penale’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, sekuestroi pasuri të paluajtshme, llogari bankare e 7 makina të shtetasit A.M., nën hetim për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal në kuadër të procedimit penal nr.3298, të datës 23.05.2023.

Nga informacioni i marrë dhe verifikimet e kryera, ka rezultuar se në llogaritë e shtetasve A.M. dhe A.Xh., në bankat e nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë për periudhat 2007-2008, 2015-2016 dhe 2020-2023, kanë mbërritur disa transferta në vlera të konsiderueshme. Dërgesat janë bërë nga shteti anglez dhe dërgues kanë qenë shtetas të huaj, ku midis tyre dhe përfituesve nuk provohet asnjë lidhje. Transfertat bankare në llogaritë e tyre janë bërë pa përshkrim veprimi.

Lidhur me këto transferta, shtetasi A.M. ka deklaruar se shumat e depozituara në llogarinë e tij kanë qenë kapar për blerjen e një pasurie të paluajtshme në Durrës, e cila do të përdorej për të ndërtuar një resort turistik ku të dy do ta kishin në bashkëpronësi.

Nga hetimet e deritanishme, prokuroria vlerëson se duhet vendosur sekuestro preventive pasi ekzistojnë indicie dhe prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi A. M. në bashkëpunim me ish-bashkëshorten e tij, shtetasen A.Xh. kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Në këtë skemë dyshohet se është e përfshirë edhe shtetasja britanike C.P., e cila ka kryer transferta për shtetasin nën hetim si dhe gjithashtu ka blerë pasuri në bashkëpronësi me të me vlera të konsiderueshme.

Në transfertën e kryer për blerjen e pasurisë truall, shtetasi A. M. ka deklaruar se të ardhurat kanë qenë kursime familjare të përftuara si pasojë e emigrimit, ndërkohë që rezulton që ky shtetas është kthyer deportiv në vitin 2007 dhe këto para nuk i ka qarkulluar më parë në sistemin bankar, pavarësisht se ka rreth 20 vite që është kthyer nga Anglia. Për këtë arsye, prokuroria kërkon vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” mbi pasuritë e paluajtshme:

  • Pasuria e llojit “Arë” me sip. totale 363 m2 në Kamëz;
  • Pasuria e llojit “Arë” me sip. totale 237 m2 në Kamëz;
  • Pasuria e llojit “Arë” me sip. totale 649 m2;
  • Pasuria e llojit “Truall” me sip. Totale 1,000 m2;
  • Pasuria e llojit “Truall” me sip. Totale 1,000 m2.
  1. Vendosja e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj llogarive bankare të shtetasit A. M. Si dhe ndaj llogarive bankare të shtetases A. Xh.
  2. Vendosje e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj pasurive të luajtshme (automjete) në pronësi të shtetasit A. M. mjetet: “Smart Micro Compact”; “Hummer H2”; “Suzuki Sëift”, “Mazda 2500”; “BMË X6 Xdrive” 35D; “Mercedes Benz ML”, si dhe ndaj pasurisë së luajtshme automjet “Range Rover Evoque”.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pas shkrimit të medias greke, Prokuroria nis verifikimet për gjyqtaren Irena Gjoka. KLGJ i vë në dispozicion…
Next Article Habit motra e Almës: Denoncova zhdukjen e saj, Erdgysi më kërcënoi me jetë në polici! Më tha fshi fotot e videot…

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?