By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Protesta para Shkollës së Mjekësisë në Gostivar, kundërshtohet vendimi i MASH-it
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Protesta para Shkollës së Mjekësisë në Gostivar, kundërshtohet vendimi i MASH-it
Maqedoni

Protesta para Shkollës së Mjekësisë në Gostivar, kundërshtohet vendimi i MASH-it

admin
Last updated: 23/06/2025 14:31
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 qershor – Edhe pse i plotësonin kriteret e kërkuara, dhjetëra nxënës që nuk mundën të regjistroheshin në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Gostivar, bashkë me prindërit e tyre kanë protestuar sot para dyerve të shkollës, duke bojkotuar madje edhe testimin për ranglistë që ua caktoi Ministria e Arsimit tre ditë më parë. Prindërit e këtyre nxënësve kërkojnë nga ministria që të hapë edhe një paralele. Në të kundërtën do të vazhdojnë me protestat para dyerve të shkollës.

“Ne si prind kërkojmë që testi kualifikues për nxënësit me numër të njëjtë pikësh të anulohet sepse ka mënyra alternative për këto nxënës. Le të bëhet rritja e numrit të paraleleve të kësaj shkolle, ose pranimi i gjithë nxënësve me pikë maksimale, nëse kapaciteti i shollës e lejon këtë. Me këtë shkresë kërkojmë heqjen e testit të planifikuar dhe shqyrtimin e një mënyrë tjetër për të shmangur stresin shtesë dhe pakënaqësinë apo ankesat e mundshme nga prindërit dhe kandidatët”, tha Bejlul Mustafa, përfaqësues i prindërve.

Nga shkolla e mesme e mjekësisë thonë se janë të njoftuar për rastin, por shkolla e ka patjetër të ndjek procedurën ligjore të paracaktuar nga Ministria e Arsimit.

“Ne si shkollë jemi të obliguar të zbatojmë anën formale që na kërkon ligji dhe Ministria e Arsimit, por mendojmë se edhe mundë të bëjmë ndonjë kompromis të hapet edhe ndonjë paralele e re që nuk na paraqet probleme financiare sepse e kemi pasur një herë para katër ose pesë vjetësh pra një gjeneratë ka ikur me pesë paralele në gjuhën shqipe. Dhe varianti i dytë që këta dyzet vetë që do ngelin që do konkurrojnë në laborant apo teknik dhëmbësh dhe pastaj të ngelen vetëm 14 të tjerë që do duhet të përfshihen”, deklaroi Shpend Bajrami, pedagog i Shkollës së Mesme të Mjekësisë Gostivar.

Në takim për të tentuar të gjejnë zgjidhje sot erdhën edhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, por nuk pati kompromis. Prindërit do të presin përgjigjen brenda javës, ndërsa nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, do të vazhdojnë protestën bashkë me nxënësit.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Honda rifillon prodhimin e pjesëve për modelet e vjetra
Next Article Pse Princi Philip ishte vërtet i zhgënjyer nga Meghan Markle – sakrificat që ai bëri për Kurorën, që ajo nuk pranoi t’i bënte

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?