By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pse Princi Philip ishte vërtet i zhgënjyer nga Meghan Markle – sakrificat që ai bëri për Kurorën, që ajo nuk pranoi t’i bënte
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Pse Princi Philip ishte vërtet i zhgënjyer nga Meghan Markle – sakrificat që ai bëri për Kurorën, që ajo nuk pranoi t’i bënte
Showbizz

Pse Princi Philip ishte vërtet i zhgënjyer nga Meghan Markle – sakrificat që ai bëri për Kurorën, që ajo nuk pranoi t’i bënte

admin
Last updated: 23/06/2025 14:32
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Princi Philip, bashkëshorti i ndjerë i Mbretëreshës Elizabeth II, u përball me sfida të mëdha dhe bëri sakrifica të mëdha për t’u përshtatur me rolin e tij në Familjen Mbretërore – dhe priste të njëjtën gjë nga çdo kush që i bashkohej asaj.

Kjo është edhe arsyeja pse ai ishte “shumë i zhgënjyer” me Meghan Markle, sipas biografes mbretërore Ingrid Seward.

Sipas saj, Princi Philip nuk e kuptonte pse Meghan nuk mund të ndjekë rrugën që ai vetë kishte ndjekur dekada më parë – të heqë dorë nga karriera dhe të mbështesë bashkëshortin dhe monarkinë, shkruan DailyMail.

Pas martesës me Princin Harry në 2018, Meghan dhe Harry u përfshinë në një sërë përplasjesh me institucionin mbretëror, që çuan në largimin e tyre si anëtarë aktivë të familjes mbretërore në janar 2020.

Philip – që kishte lënë shtetësinë greke dhe daneze, karrierën në Marinën Mbretërore dhe madje mbiemrin e tij për hir të Mbretëreshës – e shihte këtë si një mungesë përkushtimi nga Meghan.

Ai, sipas Seward, e konsideronte të papranueshme që ajo nuk mund të hiqte dorë nga karriera e saj si aktore dhe të mbështeste bashkëshortin e saj siç kishte bërë ai për Elizabethën.

Kur u thirr “Samiti i Sandringham” për të diskutuar të ardhmen e Harry dhe Meghan në monarki, Philip refuzoi të marrë pjesë. Sipas burimeve, ai ishte kaq i irrituar nga situata saqë u largua nga rezidenca përpara mbërritjes së të tjerëve.

Sakrificat e Philip nuk ishin vetëm personale. Ai jetoi për më shumë se shtatë dekada në krah të Mbretëreshës, duke u përfshirë në qindra organizata dhe duke qenë një shtyllë e rëndësishme e jetës publike britanike.

Përkushtimi i tij u vlerësua edhe nga vetë Elizabeth II, e cila në jubileun e saj të diamant tha: “Ai ka qenë forca dhe udhërrëfyesi im i vazhdueshëm”.

Për Philipin, mbështetja ndaj Kurorës dhe detyra ndaj kombit ishin të shenjta – dhe çdo shmangie nga kjo rrugë e konsideronte si tradhti ndaj rolit mbretëror. Ky ishte thelbi i zhgënjimit të tij ndaj Meghan Markle.

Ai nuk e pa thjesht si një zgjedhje personale, por si një thyerje të detyrës që lidhet me privilegjin e të qenit pjesë e familjes më të fuqishme simbolikisht në botë.

You Might Also Like

Brooke Shields flet për skenat intime në moshën 11 vjeçare

Me një mal parash në tavolinë, Fisniku tregon se emri i tij po keqpërdoret nga profile fallso në rrjetet sociale: Do të ndërmarr masa ligjore

Ish-gruaja e Eminemit arrestohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur

Moza: Zhaku po më kërcënon, flet me fjalor rrugaçërie

Kush është Ervin Ivanov? Burri i Darës që e shtyu drejt fitores në Eurovision

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Protesta para Shkollës së Mjekësisë në Gostivar, kundërshtohet vendimi i MASH-it
Next Article “e-Legjislacioni”, Gonzato: Fuqizim i transparencës dhe llogaridhënies

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?