By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Publikimi i çmimeve”, farmacitë nuk respektojnë vendimin e Qeverisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Publikimi i çmimeve”, farmacitë nuk respektojnë vendimin e Qeverisë
Maqedoni

“Publikimi i çmimeve”, farmacitë nuk respektojnë vendimin e Qeverisë

admin
Last updated: 18/04/2025 18:17
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 prill – “Pothuajse asnjë barnatore nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë për t’i publikuar çmimet e barnave në faqet e tyre online. Ky vendim është sjell nga ana e autoriteteve vendore para një muaji për shkak të rritjes enorme të çmimeve”.

Megjithatë, qytetarët besojnë se asnjë masë që është sjell deri më tani nga autoritetet kompetente, së bashku me këtë të fundit nuk do të ndikoj për mos rritjen e çmimeve të barnave.

“Nuk besoj, nuk besoj se do ti ulë çmimet. Edhe më herët ka pasur kësi raste, megjithatë tregtarët duan të punojnë më shumë dhe nuk besoj se do të arrihet diçka. Çmimet e barnave varet se cilin ilaç e merrni, ja unë për gruan marrë ilaç që kushtojnë 2200 denarë. Nëse nuk ke para mjaftueshëm nuk mund ta blesh atë ilaç”, u shpreh një qytetar.

“Po ku ka me zbrit be bijë, a është duke zbritur diçka, ja 100 denarë qep, kemi marrë 20 denarë tani 100 denarë. Ilaçeve mos prek, dje i kam marrë 2000 denarë për shoqen për shtypjen. Këto janë duke luajtur me neve, çka me bo”, tha një tjetër qytetar.

“Nuk ma merr mendja sepse nuk ka shtet, me pas shtete bëhet ama shtet nuk ka. Shumë janë çmimet e larta tepër”, theksoi një tjetër qytetar.

U drejtuam tek Oda e Farmacisë për të pyetur nëse do ta respektojnë vendimin e qeverisë, edhe pse qëndrimi i tyre i fundit ishte se janë kundër këtyre ndryshimeve, por nga atje nuk arritëm të marrim përgjigje.

Dje Shoqata e Farmacive Privatë së bashku më Odën e Farmacisë dolën kundër vendimit të Qeverisë. Sipas tyre, këto ndryshime do të ulin shërbimet e tyre pasi kanë mungesë të kuadrit të farmacistëve. Ata kanë dërguar edhe ankesë deri te institucionet kompetente, për çka presin që në një afat sa më të shkurtër kohor të thirren për bisedime.

Ndërkohë të gjithë ata që nuk do t’i respektojnë masat e reja do të përballen me gjoba nga 500 deri në 1000 euro.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Temperaturat e ulëta, rrezikojnë kulturat bujqësore
Next Article Një muaj pas tragjedisë në Koçan, reagon ministri Shaban Saliu

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?