By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Temperaturat e ulëta, rrezikojnë kulturat bujqësore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Temperaturat e ulëta, rrezikojnë kulturat bujqësore
Ekonomi

Temperaturat e ulëta, rrezikojnë kulturat bujqësore

admin
Last updated: 18/04/2025 18:13
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Bujqit nga rajoni i Shkupit vitin e kaluar i humbën kulturat bujqësore për shkak të kushteve atmosferike, ndërsa këtë vit temperaturat e ulëta rrezikojnë t’i dëmtojnë kulturat e tyre. Bujqit e Straçincës vazhdojnë të presin kompensimin nga autoritetet komunale. Këtë të fundit thonë se presin miratimin nga Qeveria.

“Ja këto janë prishur, edhe këto janë prishur, ja këto të zezat që janë. Këto që çelen pastaj janë të mira por dora e parë është shkatërruar nga i ftohti, 40 % janë të dëmtuara”, deklaroi Ismail Nuredinin – Bujk i fshatit Straçincë.

Ismail Nuredinit nga fshati Straçincë, vitin e kaluar, breshëri ia shkatërroi tërësisht shalqinjtë disa ditë para shitjes. Ndërsa këtë vit, përsëri e filloi me dëme nga i ftohti i prillit që i shkaktoi dëme të mëdha në të mbjellat e dredhëzave.

“Sa pritet të merrni nga dredhëzat? Unë kam më pak diku 2500 – 3000 metër, do merrja diku pesë apo gjashtë mijë euro por nga dëmi gjysma janë shkatërruar. Vëllai ka më shumë diku një hektar por çfarë të bëjmë kjo është”, tha Ismail Nuredinin – Bujk i fshatit Straçincë.

Edhe pse dëmet nga breshëri i vitit të kaluar i paraqitën në komunë të Gazi Babës, Ismaili dhe disa bujq tjerë të Straçincës, vazhdojnë të presin kompensimin apo ndihmën e së paku të harxhimeve që kanë bërë.

“Jeta vazhdon, dhe patjetër të punojmë. Edhe pse ende dëmet nuk janë paguar vazhdojmë të mbajmë shpresë se do të paguhen por vazhdojmë të presim. Nuk e di sa e kuptojnë por pa bujq nuk ka jetë, nëse nuk punojmë ne atëherë duhet nga jashtë të importojmë e ajo kushton dhe kualiteti ynë është më i mirë sepse nuk përdorim pesticide por këtu kultivohen bio”, u shpreh Ismail Nuredinin – Bujk i fshatit Straçincë.

Sa i përket kompensimit të dëmeve të vitit të kaluar të shkaktuara nga breshëri, bujqit e fshatit Straçincë, paraqitën dëmet në komunë të Gazi Babës, me çka u vizituan edhe në terren nga inspektorati për të konstatuar dëmet. Sipas Komunës së Gazi Babës, dokumentacionin e plotë së bashku me dëmet e konstatuar në terren e kanë dorëzuar në Qeveri më pas ku edhe pritet të kompensohen me vendim të organit ekzekutiv.

You Might Also Like

Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut

Rezervat devizore në Maqedoninë e Veriut janë 5,2 miliardë euro

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

MINT vendos çmimet e reja tavan

EMV: Hetimi për mazutin u mbyll mbi baza të shtrembëruara

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rrëfimi tronditës i të mbijetuarës nga krimet serbe: Na hodhën granatë ndërsa shtëpia ishte plot me njerëz, humba nënën dhe 5 vëllezërit dhe motrat
Next Article “Publikimi i çmimeve”, farmacitë nuk respektojnë vendimin e Qeverisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?