By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama: PS me program që po anëtarëson Shqipërinë në BE
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama: PS me program që po anëtarëson Shqipërinë në BE
Shqipëri

Rama: PS me program që po anëtarëson Shqipërinë në BE

admin
Last updated: 01/04/2025 09:50
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot drejtpërdrejt pyetjeve të adresuara nga qytetarët në platformat sociale, duke u ndalur sërish në rëndësinë e procesit të reformave dhe programit qeverisës së Partisë Socialiste, me të cilin pritet që Shqipëria të anëtarësohet në familjen evropiane.

Kryeministri tha se “PS ka një program pune qeverisës që është një program me të cilin po anëtarësojmë Shqipërinë në BE, dhe kjo i thotë të gjitha. BE nuk anëtarëson, nuk i afrohet vendeve që nuk përmbushin standardet dhe kriteret që ka BE në të gjitha aspektet.

Nëse BE na sheh si vendin më të mundshëm për t’u anëtarësuar nga gjithë rajoni, kjo tregon se shikon faktet, standardet dhe çfarë progresi i jashtëzakonshëm është bërë deri tani. Kur ne morëm detyrën ata nuk na llogarisnin fare si një opsion për t’u anëtarësuar në BE në të gjallët tonë”.

Sipas Kryeministrit Rama, “BE do thotë atë që tha ambasadori, që hyrja në BE bëhet në bazë të meritës së vendit. Po si llogariten meritat e vendit nëse vendi i jep mandatin një personazhi apo disa personazheve që janë në halle të hapura me drejtësinë, për të cilët BE nuk është shprehur në asnjë rast dhe as nuk ka lënë të kuptohet se ka ndonjë rezervë për proceset e drejtësisë?”.

Ndër të tjera, një tjetër qytetar i shkruan Kryeministrit Rama se partia e “bufit” është në pikë të hallit dhe e pyet si zgjidhet ky problem.

“Ky problem nuk zgjidhet nëse partia në fjalë nuk kupton që është në pikë të hallit dhe ata që e mbështesin partinë në fjalë dhe pasqyrat e “kënetës” nuk vënë gishtin në plagë, por e kërkojnë plagën gjetkë, nëse ata që mbështesin nga pozicione jo drejtpërdrejta partiake atë farë force vazhdojnë me teoritë që këtu s’ka zgjedhje, këtu krimi. Nuk zgjidhet, sepse këta janë kaq qesharakë, saqë një milion shqiptarë i trajtojnë si të lidhur me krimin, si njerëz që janë shitur, si njerëz që blihen, një çmenduri totale. E vetmja zgjidhje është ajo që ata vetë, ajo parti vetë të kuptojë që duhet ta zgjidhi sepse do të mbetet e pazgjedhshme nga shqiptarët. Kjo është e vërteta”, pohoi Rama.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 16-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Hasani: Shqipëria ka NATO-n dhe NATO ka Shqipërinë
Next Article Baerbock: SHBA të mos bjerë pre e taktikave ruse në negociatat e armëpushimit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?