By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Raporti i SecuriMeter: Kosova e para në rajon për perceptimin e sigurisë dhe orientimin pro-NATO, ndërsa Serbia renditet e fundit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Raporti i SecuriMeter: Kosova e para në rajon për perceptimin e sigurisë dhe orientimin pro-NATO, ndërsa Serbia renditet e fundit
Kosovë

Raporti i SecuriMeter: Kosova e para në rajon për perceptimin e sigurisë dhe orientimin pro-NATO, ndërsa Serbia renditet e fundit

admin
Last updated: 25/02/2026 16:14
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Vetëm 25 për qind e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor janë të kënaqur me gjendjen aktuale ekonomike, ndërsa korrupsioni dhe pasiguria mbeten ndër shqetësimet kryesore në rajon.

Këto janë disa nga gjetjet kryesore të raportit SecuriMeter 2025, anketë vjetore e opinionit publik e realizuar nga Regional Cooperation Council (RCC).

Ky është edicioni i pestë i anketës SecuriMeter, e zhvilluar nga 30 maji deri më 18 qershor 2025, me gjithsej 6,007 të anketuar në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi), rreth 1,000 respondentë për secilin vend.

Raporti analizon perceptimet mbi sigurinë personale dhe rajonale, ekonominë, korrupsionin, emigracionin, besimin në institucione, si dhe kërcënimet e reja si sulmet kibernetike, inteligjenca artificiale dhe dezinformimi.

Pasiguri ekonomike dhe korrupsion i përhapur

Sipas të dhënave rajonale mesatare për WB6, vetëm 25 për qind e qytetarëve deklarojnë se janë të kënaqur me gjendjen ekonomike, ndërsa rreth 45 për qind shprehen të pakënaqur.

Shqetësimet kryesore ekonomike lidhen me koston e jetesës (55.7%), inflacionin (52.8%), pensionet (52.4%), pagat e ulëta dhe emigracionin apo depopulimin (44%).

Korrupsioni perceptohet si i përhapur nga 81 për qind e të anketuarve, ndërsa 46 për qind besojnë se ai është rritur gjatë tre viteve të fundit.

Këto rezultate, sipas raportit, tregojnë se siguria nuk shihet vetëm në kuptimin ushtarak, por është e lidhur ngushtë me mirëqenien ekonomike dhe qeverisjen.

Siguria rajonale, Kosova e para

Vetëm 38.4 për qind e qytetarëve e shohin Ballkanin Perëndimor si rajon të sigurt, ndërsa 48.6 për qind e konsiderojnë vendin e tyre si të sigurt për të jetuar.

Ky dallim i theksuar tregon se perceptimi i sigurisë personale dhe lokale është dukshëm më pozitiv sesa ai rajonal.

Vetëm 31 për qind e të anketuarve presin përmirësim të sigurisë rajonale në 12 muajt e ardhshëm.

Raporti evidenton dallime të mëdha mes shteteve të rajonit.

Kosova kryeson për nga ndjenja e sigurisë personale, me 58.4 për qind të qytetarëve që e konsiderojnë vendin e tyre të sigurt për të jetuar. Pas saj renditen Mali i Zi (54.8%), Maqedonia e Veriut (54.6%) dhe Shqipëria me rreth 50 për qind.

Në anën tjetër, Serbia shënon rreth 41 për qind, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina ka nivelin më të ulët të ndjenjës së sigurisë personale, me vetëm 32.5 për qind.

Edhe sa i përket sigurisë rajonale, Bosnja dhe Hercegovina del më pesimistja (25.1%), ndërsa Kosova dhe Shqipëria janë ndër më optimistet për Ballkanin Perëndimor.

Orientimi strategjik dhe besimi në institucione

Sipas SecuriMeter 2025, besimi më i lartë në nivel rajonal u jepet NATO-s dhe Bashkimi Evropian, ndërsa besimi në institucionet vendore, politikanët dhe mediat mbetet i ulët.

Kosova dhe Shqipëria shfaqin orientim të fortë pro-perëndimor, me mbështetje të lartë për NATO-n (deri në 53% në Shqipëri).

Serbia, në anën tjetër, preferon neutralitet të plotë ose mosrreshtim (27.2%) dhe shfaq rënie të theksuar të besimit në institucionet shtetërore, si dhe rritje të frikës për konflikt të brendshëm gjatë vitit 2025.

Bosnja dhe Hercegovina anon më shumë drejt neutralitetit dhe bashkëpunimit rajonal, ndërsa Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut paraqiten më të balancuara.

Emigracioni dhe kërcënimet e reja

Emigracioni shihet nga shumë qytetarë si mundësi për një jetë më të mirë, por njëkohësisht shoqërohet me frikë për rritje të krimit, papunësisë dhe tensioneve sociale.

Ndër kërcënimet e reja, shqetësimet më të mëdha lidhen me vjedhjen e të dhënave online, dezinformimin në rrjetet sociale dhe ndikimin e luftërave të jashtme.

Sipas raportit, 46 për qind e të anketuarve mendojnë se lufta në Ukrainë ka ndikim negativ në sigurinë rajonale, duke e bërë kontekstin gjeopolitik një faktor të rëndësishëm në perceptimet e qytetarëve.

“Ndarje sigurie” në rajon

Raporti SecuriMeter 2025 përfundon se ekziston një lloj “ndarjeje sigurie” në Ballkanin Perëndimor.

Vendet me orientim të qartë perëndimor – Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut – perceptojnë më shumë siguri të brendshme dhe stabilitet, ndërsa Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina shfaqin nivele më të larta pasigurie, pesimizmi dhe orientimi drejt neutralitetit ose izolimit.

Sipas RCC-së, këto gjetje nënvizojnë nevojën që politikat e sigurisë në rajon të adresojnë jo vetëm kërcënimet tradicionale, por edhe ekonominë, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe rindërtimin e besimit të qytetarëve në institucionet publike.

You Might Also Like

Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Maturës Shtetërore

Haxhiu: Fëmijët kanë nevojë për 365 ditë vëmendje, mbrojtje por po ashtu edhe për kujdes

Java Olimpike 2026 nis me aktivitete për fëmijë, Rama: Hapja e Lojërave Mesdhetare do të mbahet në Prishtinë

MINT hap thirrjet për bizneset, 40 kompani përfituese me 1 milion euro

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rokas: Procesi i anëtarësimit në BE është i definuar në marrëveshje, nuk komentojmë raste gjyqësore dhe presim Kod gjithëpërfshirës penal
Next Article Kush ia shkroi Trumpit fjalimin historik për ‘Gjendjen e Kombit’?
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?