By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kush ia shkroi Trumpit fjalimin historik për ‘Gjendjen e Kombit’?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Kush ia shkroi Trumpit fjalimin historik për ‘Gjendjen e Kombit’?
Bota

Kush ia shkroi Trumpit fjalimin historik për ‘Gjendjen e Kombit’?

admin
Last updated: 25/02/2026 16:15
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Fjalimi i fundit i Donald Trump për “Gjendjen e Kombit:, që ai vetë e paralajmëroi si të gjatë, është vepër e dy personave që prej më shumë se një dekade ndihmojnë në formësimin e mesazheve të tij politike.

Fjalimi i Trumpit të martën zgjati rreth 1 orë e 48 minuta, duke e bërë atë fjalimin më të gjatë para Kongresit në të paktën 60 vitet e fundit.

Ross Worthington dhe Vince Haley janë dy autorët kryesorë të këtij fjalimi. Worthington udhëheq ekipin e Trumpit për shkrimin e fjalimeve dhe është arkitekti kryesor i tekstit, ndërsa Haley, si drejtor i Këshillit për Politikën e Brendshme, ka pasur rol kyç në këshillimin rreth linjave politike që presidenti amerikan synon t’i prezantojë.

Edhe pse Trump shpesh devijon nga tekstet e përgatitura, ai ka lavdëruar bashkëpunimin me këtë çift, duke e quajtur Haleyn “të shkëlqyer në politikë”.

Ai ka thënë se fjalimet që ata shkruajnë janë të jashtëzakonshme dhe se do të dëshironte t’i përdorte më shpesh, raporton politico.

Worthington dhe Haley kanë qenë të përfshirë edhe në fushatën e fundit të Trumpit, ku kanë përgatitur draftet e fjalimeve si dhe skenarët për videot që Trump ka publikuar online.

Sipas një burimi tjetër, Haley kalonte shumë kohë me Trumpin edhe në aeroplanin presidencial gjatë përgatitjes së fjalimeve.

Bashkëpunimi mes Worthingtonit dhe Haleys daton që nga administrata e parë e Trumpit, kohë kur të dy punonin nën këshilltarin e atëhershëm Stephen Miller dhe drejtonin departamentin për shkrimin e fjalimeve në Shtëpinë e Bardhë.

Para se të punonin me Trumpin, të dy kanë qenë pjesë e rrethit politik të ish‑Kryetarit të Dhomës përfaqësuese, Newt Gingrich. 

You Might Also Like

Tërmet i fortë godet Napolin, dëme të shumta nga rrëshqitjet e dheut! Momenti kur njerëzit dalin me vrap në rrugë

Aeroplani i parë ushtarak amerikan u ul në bazën ajrore në Bullgari

Meloni: Imazhe tronditëse nga Ceuta, pezullohet marrëveshja e Shengenit për lëvizjen e lirë nga Spanja

Franca forcon kontrollet në kufirin me Spanjën pas fluksit të madh të emigrantëve në Ceuta

Kamioni i djegur në rrugë shkakton radhë kilometrike në Morinë për të hyrë në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Raporti i SecuriMeter: Kosova e para në rajon për perceptimin e sigurisë dhe orientimin pro-NATO, ndërsa Serbia renditet e fundit
Next Article Hezbollahu thotë se nuk do të ndërhyjë në rast të sulmeve “të kufizuara” të SHBA-së ndaj Iranit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?