By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Reagim i ashpër nga BC Çair 2030 pas incidenteve në Kumanovë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Reagim i ashpër nga BC Çair 2030 pas incidenteve në Kumanovë
Sport

Reagim i ashpër nga BC Çair 2030 pas incidenteve në Kumanovë

admin
Last updated: 31/03/2025 13:30
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Klubi i Basketbollit BC Çair 2030 ka reaguar fuqishëm pas incidenteve të rënda që ndodhën gjatë dhe pas ndeshjes ndaj KK Kumanovës, e zhvilluar dje në kuadër të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, njofton Telegrafi.

Në një deklaratë zyrtare, klubi shpreh shqetësimin për atmosferën e tensionuar dhe thirrjet raciste të tifozëve vendas, të cilët brohorisnin fyerje me përmbajtje etnike. “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”, ishte një nga parullat e turpshme që u dëgjua në sallë, duke krijuar një atmosferë të papranueshme në një ngjarje sportive.

Si pasojë e këtyre skandaleve, delegati i ndeshjes urdhëroi zbrazjen e sallës, por incidentet nuk përfunduan aty. “Pas ndeshjes, autobusi i ekipit BC Çair 2030 u sulmua, ndërsa mbi të u shkruan parulla me përmbajtje nacionaliste dhe fyese. Po ashtu, disa nga lojtarët tanë u përballën me sulme fizike nga persona të papërgjegjshëm, thuhet në reagimin e BC Çairi 2030.

BC Çair 2030 e dënon ashpër këtë akt vandalizmi dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për të hetuar dhe ndëshkuar autorët e dhunës.

“Sporti duhet të mbetet vend i rivalitetit të shëndetshëm, respektit dhe bashkimit, e jo i urrejtjes dhe dhunës. Ne kërkojmë që aktet e tilla të ndëshkohen në mënyrë që të mos përsëriten më në arenat tona sportive”, përfundon reagimi i klubit.

You Might Also Like

Joao Pedro nuk do të largohet, Chelsea i vendos një çmim tejet të lartë

Egzon Bejtullai kryen me sukses operacionin, nis fazën e rikuperimit

Tchouameni flet për herë të parë për përplasjen me Valverden: Kjo është ajo që ndodhi

Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë/Samuel Fedor, i pari në Elbasan

Juventusi synon transferimin e yllit të Real Madridit në verë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article E konfirmon gazeta katalunase: Barcelona është duke e vëzhguar Edon Zhegrovën
Next Article Cardi B akuzon Offset për kërcënime dhe ngacmime gjatë divorcit të tyre të ashpër

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?