By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Reagime të forta nga Flick, Arbeloa dhe Simeone pas skandalit të thirrjeve islamofobike në stadium
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Reagime të forta nga Flick, Arbeloa dhe Simeone pas skandalit të thirrjeve islamofobike në stadium
Sport

Reagime të forta nga Flick, Arbeloa dhe Simeone pas skandalit të thirrjeve islamofobike në stadium

admin
Last updated: 03/04/2026 15:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka reaguar ashpër pas incidenteve me kore islamofobike që njollosën barazimin 0-0 mes Spanjës dhe Egjiptit në një ndeshje miqësore të zhvilluar të martën në stadiumin RCDE Stadium.

Gjatë takimit u dëgjuan disa herë thirrje diskriminuese si “Kushdo që nuk kërcen është mysliman”, duke shkaktuar reagime të forta dhe duke vënë në shënjestër veçanërisht talentin e ri Lamine Yamal.

Autoritetet kanë nisur një hetim për incidentin.

Një ditë më pas, Yamal reagoi publikisht, duke i cilësuar këto sjellje si “të patolerueshme”.

Deklarata e tij u vlerësua nga Flick, i cili theksoi nevojën për ndryshim në futboll dhe shoqëri:

“Mendoj se Lamine bëri një deklaratë fantastike. Futbolli përfaqëson përfshirjen. Është zhgënjyese që një numër i vogël njerëzish nuk e kuptojnë këtë. Nuk duam racizëm duam respekt dhe bashkim, pavarësisht racës apo fesë. Është koha për ndryshim”.

Ndërkohë, trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, u shpreh se Spanja “nuk është një vend racist”, por pranoi se nevojitet më shumë punë për të luftuar fenomene të tilla.

Nga ana tjetër, trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, e cilësoi situatën si një problem më të gjerë shoqëror:

“Është një problem social, jo vetëm në Spanjë, por në të gjithë botën. Kemi humbur respektin për familjen, mësuesit, trajnerët dhe institucionet. Duhet të punojmë për ta rikthyer atë”.

Në aspektin disiplinor, Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit rrezikon sanksione, përfshirë gjobë apo mbyllje të pjesshme të stadiumit.

You Might Also Like

Ambasada e Greqisë reagoi për transparentin me hartën e “Maqedonisë së Bashkuar” në ndeshjen Shkup – Selanik

Man United dëshiron ta mbajë Bruno Fernandes, por një detaj po e komplikon kontratën e re

Skandali i Topit të Artë: Ish-shefi i France Football zbulon tentativën për ryshfet

Klubet e Ligës Premier kanë frikë nga ndërhyrjet politike të kryeministrit britanik në apelin e Man Cityt

“As foto me Messin, as fanellë”, përzgjedhësi i Beninit shpërthen pas ndeshjes me Argjentinën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Trump: Pak më shumë kohë për hapjen e Ngushticës së Hormuzit
Next Article Të paktën 500 sulme ruse me dronë dhe raketa
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?