By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Real Madridi duhet të ketë kujdes, presidenti i La Ligas thotë se Barcelona mund të rikthehet në krye
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Real Madridi duhet të ketë kujdes, presidenti i La Ligas thotë se Barcelona mund të rikthehet në krye
Sport

Real Madridi duhet të ketë kujdes, presidenti i La Ligas thotë se Barcelona mund të rikthehet në krye

admin
Last updated: 28/02/2024 09:20
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Pavarësisht se është tetë pikë prapa vendit të parë në ligë me 12 ndeshje të mbetura për të luajtur, presidenti i La Ligës , Javier Tebas beson se gara për titull është larg përfundimit për Barcelonën.

Duke folur për mediat spanjolle, Tebas ka thënë se gara për titullin e kampionit ende nuk ka mbaruar në elitën e futbollit spanjoll La Liga.

I pari i La Ligas ka thënë se Barcelona ka lojtarë shumë të mirë dhe pesë ndeshjet e fundit tregojnë se ata janë në formë të lartë.

“Nuk ka mbaruar ende, sigurisht. Barça ka lojtarë shumë të mirë, të rinj dhe me një projekt të mrekullueshëm. Vetëm shikoni pesë ndeshjet e fundit”.

Tutje Tebas ka thënë se ai ka parë më parë rikthim të çmendur të Realit që kanë shkrirë diferencën e 10 pikëve për të dalë kampion.

“Kujdes, ata mund të kthehen përsëri në krye. Unë kam parë rikthim të Real Madridit prej 10 pikësh dhe kanë mbetur edhe shumë ndeshje, kështu që…”, shtoi ai.

Katalanasit janë aktualisht në një seri prej gjashtë ndeshjesh pa humbje, duke shfaqur një vendosmëri të re që nga njoftimi i Xavi për largimin e tij në fund të sezonit.

Duket se skuadra është bashkuar, duke synuar të përfundojë sezonin me nota të larta për trajnerin e tyre.

Ndërsa fitimi i titullit të ligës nuk do të jetë i lehtë, është padyshim i arritshëm pasi 36 pikë janë në lojë.

You Might Also Like

Ambasada e Greqisë reagoi për transparentin me hartën e “Maqedonisë së Bashkuar” në ndeshjen Shkup – Selanik

Man United dëshiron ta mbajë Bruno Fernandes, por një detaj po e komplikon kontratën e re

Skandali i Topit të Artë: Ish-shefi i France Football zbulon tentativën për ryshfet

Klubet e Ligës Premier kanë frikë nga ndërhyrjet politike të kryeministrit britanik në apelin e Man Cityt

“As foto me Messin, as fanellë”, përzgjedhësi i Beninit shpërthen pas ndeshjes me Argjentinën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Leonit – reperi nga Kosova që përcjell ëndrrën gjermane me baladën e tij të re “Nane”
Next Article Filtri që po “tmerron” përdoruesit në TikTok – a dukemi me të vërtetë kështu siç na paraqet ky efekt në platformë?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?