By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Robert Lewandowski tërhiqet nga Kombëtarja e Polonisë për shkak të përplasjeve me trajnerin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Robert Lewandowski tërhiqet nga Kombëtarja e Polonisë për shkak të përplasjeve me trajnerin
Sport

Robert Lewandowski tërhiqet nga Kombëtarja e Polonisë për shkak të përplasjeve me trajnerin

admin
Last updated: 09/06/2025 10:37
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ylli më i madh i futbollit polak, Robert Lewandowski, ka njoftuar tërheqjen e tij nga ekipi kombëtar, për aq kohë sa Michal Probierz mbetet në postin e trajnerit.

Lewandowski nuk mori pjesë në ciklin e qershorit të kualifikimeve, duke përmendur lodhjen fizike pas një sezoni të vështirë. Ai kishte deklaruar se ky vendim ishte marrë në konsultim me trajnerin aktual.

Megjithatë, tensionet mes tyre u bënë publike pasi Probierz ia hoqi shiritin e kapitenit dhe ia dha Piotr Zielinskit, veprim që duket se ndikoi në vendimin përfundimtar të sulmuesit të Barcelonës.

Në një njoftim të publikuar, Lewandowski deklaroi se në të ardhmen do të rikthehet të luaj për ekipin kombëtar të Polonisë.

“Duke pasur parasysh rrethanat dhe humbjen e besimit, kam vendosur të mos luaj më për Kombëtaren për sa kohë që ky trajner është në detyrë. Shpresoj që një ditë të mund të kthehem dhe të luaj përsëri për tifozët më të mirë në botë.”

Polonia do të përballet me Finlandën të martën (sot), në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës, por mungesa e Lewandowskit pritet të ndjehet ndjeshëm.

Lewandowski mban rekordet si golashënuesi dhe lojtari me më shumë paraqitje në historinë e Kombëtares së Polonisë, ndaj largimi i tij përbën një goditje të madhe për ekipin.

Edhe pse në moshën 35-vjeçare, Lewa mbetet një figurë kyçe, si në aspektin sportiv ashtu edhe atë motivues për skuadrën dhe tifozët.

You Might Also Like

Chelsea i rinovon kontratën një talenti dhe e huazon te Celtic

Arsenali vendosi të mos transferojë Malick Fofanan për shkak të qëndrimit ndaj Mikel Artetas

Kush do të jetë pasardhësi i Messit me fanellën “10” nëse Scaloni rinovon?

Nga Pogba te Benzema, Alaba dhe Brozovic, shumë yje aktualisht janë pa kontratë dhe mund të transferohen falas

PSG me 24 lojtarë në ekipin e parë pas mbylljes së afatit kalimtar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BDI: Zgjedhjet e ardhshme po shndërrohen në një referendum kundër një Maqedonie të Veriut të izoluar, të ndarë dhe të korruptuar
Next Article Grabitja në Veternik – pas 75 ditëve trajtim në Turqi, vushtrriasi kthehet në shtëpi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?