By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rritet formalizimi i tregut të punës: 98% e punonjësve informalë tashmë të deklaruar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rritet formalizimi i tregut të punës: 98% e punonjësve informalë tashmë të deklaruar
Shqipëri

Rritet formalizimi i tregut të punës: 98% e punonjësve informalë tashmë të deklaruar

admin
Last updated: 27/02/2026 11:03
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Mbi 12 mijë vende pune janë vendosur nën kontroll gjatë muajit janar, në kuadër të masave për formalizimin e tregut të punës dhe garantimin e të drejtave të punëmarrësve.

Sipas të dhënave zyrtare Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shtetërore, gjatë kësaj periudhe janë inspektuar 667 subjekte në të gjithë vendin, ndërsa janë vendosur 445 masa administrative për shkelje të konstatuara.

Po ashtu, janë trajtuar 90 ankesa të paraqitura nga qytetarë dhe punonjës.

Inspektimet në terren gjatë vitit 2025 kanë shënuar një intensifikim të ndjeshëm. Në total, janë inspektuar 9,532 subjekte në rang vendi, nga të cilat 8,086 kontrolle janë kryer mbi bazë risku, ndërsa 963 inspektime janë realizuar pas ankesave të depozituara nga qytetarët dhe punonjësit.

Nga kontrollet e ushtruara janë regjistruar 1,269 pezullime aktiviteti, 4,191 paralajmërime dhe 268 gjoba, në rastet kur janë evidentuar shkelje të legjislacionit në fuqi. Shkeljet e konstatuara lidhen kryesisht me formalizimin e marrëdhënieve të punës, mosrespektimin e kontratave, si dhe me sigurinë dhe shëndetin në punë.

Rezultatet e deritanishme për vitin 2025 tregojnë progres të ndjeshëm në luftën kundër informalitetit. Sipas autoriteteve, 98% e punëmarrësve të identifikuar si informalë janë formalizuar, ndërsa 2,538 punonjës të rinj janë deklaruar në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Si pasojë e këtij procesi, të ardhurat në buxhet nga kontributet e sigurimeve janë rritur me rreth 28.3 milionë lekë në muaj, duke reflektuar ndikimin e drejtpërdrejtë të masave të ndërmarra.

Institucionet përgjegjëse theksojnë se kontrollet do të vijojnë me të njëjtin intensitet përgjatë gjithë vitit, me synim forcimin e ligjshmërisë, rritjen e standardeve në vendin e punës dhe garantimin e sigurisë për çdo punëmarrës.

You Might Also Like

Shqipëria i reagon Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, Hoxha: Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik

Berisha: Katër televizione kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës vetëm 4 orë

Strehimi social, Ibrahimaj publikon dokumentet që duhen për aplikim

Berisha: Deklarata e Zelenskyt për Kosovën në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

Karakaçi inspekton Albcontrol: Mbi 240 mijë fluturime deri në korrik, masa të shtuara për të përballuar fluksin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tabaku: “Made in Albania” po shuhet nga taksat dhe kriza ekonomike
Next Article Tomori i zbardhur nga dëbora, alpinistët sfidojnë majat në fundshkurt
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?