By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tabaku: “Made in Albania” po shuhet nga taksat dhe kriza ekonomike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Tabaku: “Made in Albania” po shuhet nga taksat dhe kriza ekonomike
Shqipëri

Tabaku: “Made in Albania” po shuhet nga taksat dhe kriza ekonomike

admin
Last updated: 27/02/2026 11:00
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, vizitoi një fabrikë fasonerie, ku foli për thellimin e krizës në prodhimin vendas dhe mbylljen e bizneseve që deri dje eksportonin produkte “Made in Albania”.

Gjatë vizitës, Tabaku tregoi se fabrika që pak muaj më parë kishte 120 punonjës, sot ka mbetur me vetëm 30. Sipas saj, mbi 90 familje kanë humbur vendin e punës, ndërsa makineritë e pluhurosura janë simbol i një sektori që po shuhet për shkak të politikave të gabuara ekonomike.

“Këto janë produktet e fundit ‘Made in Albania’ që ky biznes ka prodhuar në tetor të vitit të shkuar. Fatkeqësisht, si rezultat i taksave të larta, pagesës së inputeve në doganë, zhvlerësimit të euros dhe rritjes së vazhdueshme të pagës minimale, këto biznese po mbyllen”, u shpreh Tabaku.

Ajo theksoi se barra fiskale po rëndon njëkohësisht mbi punëmarrësit dhe punëdhënësit, duke e bërë të pamundur mbijetesën e sektorit fason, një nga sektorët më të rëndësishëm për punësimin dhe eksportet në vend.

“Ky biznes deri dje kishte 120 punonjës. Sot ka vetëm 30. Makineritë e pluhurosura nuk janë thjesht pajisje pune, janë mbi 90 familje të hedhura në rrugë, mbi 90 punonjës pa të ardhura”, deklaroi deputetja e PD-së.

Tabaku e cilësoi situatën si një kambanë alarmi për ekonominë shqiptare, duke theksuar se zhvlerësimi i euros po nxjerr nga tregu bizneset e ndershme dhe po godet drejtpërdrejt prodhimin vendas.

Ajo bëri thirrje që çështjet e biznesit dhe të prodhimit shqiptar të mos ndahen sipas vijave politike, por të trajtohen si një emergjencë kombëtare.

“Këto janë çështje që duhet ta bashkonin politikën. Alarmi për një ekonomi të kapur në pak duar ka vite që troket në dyert e ekonomisë, por sot është bërë realitet”, u shpreh Tabaku.

Sipas saj, ndryshimi i politikave fiskale dhe mbështetja reale për produktet shqiptare janë thelbësore jo vetëm për të rikthyer prodhimin “Made in Albania” në tregje, por edhe për të garantuar një të ardhme për familjet që sot po përballen me papunësi dhe pasiguri ekonomike.

You Might Also Like

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Sezoni i farërave, gruri dhe tërshëra në prag të mbjelljes

Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin

Qëndistaria, zanat drejt humbjes, tradita e veçantë ruhet në Gjirokastër vetëm nga pak gra

Çfarë e shkaktoi shpërthimin?/ Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Alfabetarja e Stambollit, vepra që qëndron në themel të arsimit kombëtar
Next Article Rritet formalizimi i tregut të punës: 98% e punonjësve informalë tashmë të deklaruar
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?