By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ‘Selfie’ me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > ‘Selfie’ me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd
Sport

‘Selfie’ me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

admin
Last updated: 30/04/2024 10:27
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ishte data 18 nëntor e vitit 2023 dhe në Basel kishte festë, pasi Përfaqësuesja e Zvicrës dhe e Kosovës po zbrisnin në fushë ku stadiumi St Jacob Park ishte i stërmbushur me tifozë, kryesisht shqiptarë.

Përkundër shumë rasteve të Zvicrës, në fund ndeshja përfundoi baras 1-1, me Muhamet Hysenin që realizoi për t’i dhënë një pikë Dardanëve.

Si shumë shqiptarë që kishin marrë rrugën për në Basel, njësoj kishte vepruar edhe Driton Sedaj një 40-vjeçar që jeton në qytetin Biel së bashku me djemtë e tij Luanin 13 vjeç dhe Florianin 10 sosh.

Megjithatë 10-vjeçari Floriani një fans i madh i Granit Xhakës arriti ta bëj ëndrrën e tij realitet, që të ketë një foto me mesfushorin kosovar të Përfaqësueses së Zvcirës.

Floriani kaloi rojet e sigurisë dhe vrapoi në fushë pas përfundimit të ndeshjes duke bërë një foto me Xhakën, edhe pse qëllimi ishte ta kishte fanellën e mesfushorit.

Sigurimi i stadiumit e njoftoi Driton Sedajn se duhet t’i japë të dhënat personale, pasi djali i tij do të marrë një paralajmërim dhe ndoshta një dënim, por 40-vjeçari nuk mendoi se do të ishte diçka e madhe. Megjithatë të premtën e javës së kaluar, në adresën e familjes Sedaj ka shkuar një letër nga Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) ku Floriani i vogël është dënuar me 2597,15 franga.

“Unë u trondita. Nuk ka pasur asnjë kërcënim, askush nuk është shqetësuar me hyrjen e tij. Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd”, tha Driton Sedaj për Blick.

Sedaj ka thënë se kurrë nuk e kishte paramenduar se dënimi do të ishte kaq i lartë.

“Federata Zvicerane e Futbollit ka para të mjaftueshme. Nuk mendoj se 2500 franga është e drejtë apo sportive. Sidomos pasi kishim paguar tashmë 60 franga për pranim. Po, Floriani është i shpejtë, por definitivisht jo më i shpejtë se stjuardët. Duhet të ishe më i kujdesshëm”, tha Driton Sedaj për Blick.

“2500 franga për një slefie me Xhakën është padyshim shumë e shtrenjtë për mua. Pavarësisht nëse është Xhaka apo Ronaldo, asnjë fëmijë nuk i meriton këto gjoba. Unë i bëj apel të gjithë prindërve të kenë kujdes fëmijët në stadiume. Mendoj se 200 franga do të ishte një shumë e përshtatshme, ky do të ishte një kompromis i mirë”, tha Sedaj për Blick.

You Might Also Like

Joao Pedro nuk do të largohet, Chelsea i vendos një çmim tejet të lartë

Egzon Bejtullai kryen me sukses operacionin, nis fazën e rikuperimit

Tchouameni flet për herë të parë për përplasjen me Valverden: Kjo është ajo që ndodhi

Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë/Samuel Fedor, i pari në Elbasan

Juventusi synon transferimin e yllit të Real Madridit në verë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sa rrathë shihni në këtë fotografi?
Next Article Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?