By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shasivari mbron Ligjin: Avancohet zbatimi i përfaqësimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shasivari mbron Ligjin: Avancohet zbatimi i përfaqësimit
MaqedoniTOP LAJM

Shasivari mbron Ligjin: Avancohet zbatimi i përfaqësimit

admin
Last updated: 23/06/2025 19:02
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 qershor – Profesori i të drejtës kushtetuese, Jeton Sashivari, i cili ka qenë pjesë e grupit punues që ka hartuar Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat tha për Alsat se një ligj i këtillë është dashur të miratohet që në vitin 2003. Për dallim prej Balancuesit, me këtë ligj avancohet zbatimi i përfaqësimit.

“Me këtë ligj avancohet zbatimi i parimit kushtetues të përfaqësimit adekuat dhe të drejtë, pra nga rrafshi më tepër politik në një rrafsh kushtetues dhe ligjor, me mekanizëm zbatimi, me parime të caktuara brenda ligjit dhe me afate të caktuara ligjore…Tani bëhet fjalë për një instrument ligjor ekzekutiv, pasi do të jetë trup koordinues që do të funksionojë brenda qeverisë. Qeveria është bartëse e pushtetit ekzekutiv, ajo cakton politikën e zbatimit të ligjeve dhe ka përgjegjësi për zbatimin e ligjeve. Vetë fakti që do të funksionojë në kuadër të pushtetit ekzekutiv kjo është garanci që do të zbatohet nga qeveria dhe nga institucionet tjera të sektorit publik”, deklaroi Jeton Shasivari, profesor universitar.

Lidhur me kritikat për mungesën e sanksioneve ndaj shkelësve eventualë të këtij ligji, Shasivari thekson se qëllimi nuk është ndëshkimi, por zbatimi i përfaqësimit, të cilin do ta bëjë Trupi Koordinues që do të ketë kompetenca ekzekutive pasi do të jetë organ i Qeverisë.

“Qëllimi i këtij ligji nuk është sanksionimi i subjekteve. Vetë fakti që mekanizmi institucional i zbatimit, i ndjekjes, i realizimit të këtij parimi kushtetues do të jetë Trupi Koordinues në kuadër të Qeverisë, flet mjaftë se vetë pushteti ekzekutiv duhet të ketë detyrë ligjore dhe kushtetuese zbatimin e këtij ligji”, tha Jeton Shasivari, profesor universitar.

Rreth dilemave se si do të përcaktohet përkatësia etnike dhe si do të parandalohet deklarimi i rrejshëm eventual i përkatësisë etnike, Shasivari thekson që do të merret për bazë gjuha e letërnjoftimit, por edhe dokumente tjera të cilat do të kryqëzohen.

“Emri dhe mbiemri i qytetarit i regjistruar në letërnjoftim, nënkupton dokument publik personal të detyrueshëm për çdo qytetar të moshës madhore dhe ai emër dhe mbiemër regjistrohet në letërnjoftim në pajtim me amendamentin V, paragrafi 3 dhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve neni 12, 13 dhe neni 5 i Ligjit të Letërnjoftimit regjistrohet në gjuhën zyrtare tjetër nga gjuha maqedonase… Po pikërisht, flasim për gjuhën në të cilën lëshohen dokumentet personale… Me hyrjen në fuqi të këtij ligji dhe me zbatimin e këtij ligji, rastet e tilla abuzive që ishin në të kaluarën me Balancuesin, pra të zvogëlohen edhe të eliminohen”, u shpreh Shasivari. (Alsat.mk)

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kasami: Për herë të parë TETOVA nikoqire e Kampionatit Ballkanik të Volejbollit në rërë!
Next Article Pse janë zemëruar mbështetësit e Berishës dhe Kurtit me qëndrimet e tyre të drejta pro SHBA

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?