By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shkëndija po shkëputet në tabelë, Shkupi vazhdon të radhit fitoret
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Shkëndija po shkëputet në tabelë, Shkupi vazhdon të radhit fitoret
Sport

Shkëndija po shkëputet në tabelë, Shkupi vazhdon të radhit fitoret

admin
Last updated: 03/03/2025 11:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Java e 21-të e Ligës së Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut konfirmoi formën e shkëlqyer të Shkëndijës dhe FC Shkupit, ndërsa Voska Sport rikthehet te fitorja dhe Struga vazhdon krizën e rezultateve, njofton Telegrafi.

Shkëndija vazhdon dominimin në pjesën pranverore, duke regjistruar fitoren e katërt radhazi. Tetovarët mposhtën Tikveshin me rezultat minimal 1-0, falë një goli spektakolar me thembër nga nigeriani Alhassan në minutën e 35-të. Me këtë fitore, Shkëndija vazhdon të kryesojë tabelën dhe po shkëputet nga ndjekësit.

FC Shkupi

FC Shkupi nuk ndalet, duke shënuar fitoren e pestë radhazi. Në Çair, bardheblutë mposhtën Pelisterin 3-1, me dy gola nga Ibishi dhe një tjetër nga Ajeti. Mysafirët shënuan golin e nderit me Ivanovskin nga pika e bardhë. Edhe pse me një ekip të reduktuar, Shkupi vazhdon të mbetet në garë për kreun.

Voska Sport shënoi një fitore të rëndësishme 3-1 kundër Brerës. Kroati Vinogradac, ganezi Osei dhe Ademi ishin realizuesit për ekipin nga Ohri, ndërsa Brera zbuti disfatën në fund me golin e Fahd N’Dzengue.
FC Voska Sport

Struga Trim Lum nuk po gjen formën as me trajnerin e ri Illço Gjorgjioski. Struganët u mposhtën 3-1 nga Sileksi në Kratovë, duke humbur terren në garën për titullin kampion.

Gostivari nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 kundër Rabotniçkit, duke regjistruar barazimin e katërt në pesë ndeshjet e fundit. Po me të njëjtin rezultat përfundoi edhe përballja mes Vardarit dhe Besës, me të dyja skuadrat që ndanë pikët. /Telegrafi/

Rezultatet e Javës së 21-të

  • Shkëndija – Tikveshi 1-0
  • Shkupi – Pelisteri 3-1
  • Voska Sport – Brera 3-1
  • Sileksi – Struga TL 3-1
  • Gostivari – Rabotniçki 0-0
  • Vardari – Besa 0-0

You Might Also Like

Ambasada e Greqisë reagoi për transparentin me hartën e “Maqedonisë së Bashkuar” në ndeshjen Shkup – Selanik

Man United dëshiron ta mbajë Bruno Fernandes, por një detaj po e komplikon kontratën e re

Skandali i Topit të Artë: Ish-shefi i France Football zbulon tentativën për ryshfet

Klubet e Ligës Premier kanë frikë nga ndërhyrjet politike të kryeministrit britanik në apelin e Man Cityt

“As foto me Messin, as fanellë”, përzgjedhësi i Beninit shpërthen pas ndeshjes me Argjentinën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Paraqitje spektakolare nga dyshja Doncic – James, Lakers mposhtin sërish rivalin lokal
Next Article NE DO TA GJEJMË RRUGËN

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?