By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shpaloset mozaiku kushtuar themeluesit të UT-së prof. dr. Fadil Sulejmani
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Shpaloset mozaiku kushtuar themeluesit të UT-së prof. dr. Fadil Sulejmani
KulturëMaqedoni

Shpaloset mozaiku kushtuar themeluesit të UT-së prof. dr. Fadil Sulejmani

admin
Last updated: 17/12/2024 10:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

SHkup, 17 dhjetor – Në Universitetin e Tetovës është shpalosur mozaiku kushtuar figurës historike të themeluesit dhe Rektorit të parë të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Fadil Sulejmani.

Kjo vepër, siç njofton UT-ja është përgatitur nga Fakulteti i Arteve i Universitetit të Tetovës dhe është shpalosur në kuadër të aktiviteteve të shënimit të 30-vjetorit të Universitetit të Tetovës. Drejtuesit e UT-së vlerësuan se kjo vepër artistike e përjetëson kontributin e Rektorit të parë të Universitetit, për arsimin e lartë në gjuhën shqipe dhe mbetet orientim për të tashmen dhe të ardhmen e studentëve dhe të inteligjencës së vendit tonë e më gjerë.

“Vepra e realizuar është në formën e një polyptihu (mozaiku), me një pëlhurë në qendër të kompozimit dhe 30 piktura të lidhura si mozaik. Në qendër të kompozicionit është figura e Rektorit të parë të Universitetit të Tetovës me qëndrimin e tij të njohur, me duar hapur me laps dhe fletore. Portreti i tij paraqitet në personazhin e studiuesit, i butë me krenarinë dhe vizionin që depërton në shpirtrat tanë njerëzorë e të qytetëruar, ndërsa veshja e tij është stoike, ashtu siç ishte paraqitja e tij dinjitoze. Në sfondin e kompozimit është godina madhështore e UT-së, ndërsa në anë të kompozicionit qendror janë piktura me motive nga 30 libra, të cilët simbolizojnë 30 vjetët e Universitetit të Tetovës”, njoftojnë nga UT-ja.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BDI: Pesë fëmijë të vdekur në më pak se dy muaj – Koha për Përgjegjësi!
Next Article Më ftohtë në Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?