By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shtohen rastet me grip në Elbasan, mjeku: Në 24 orë kemi 200 vizita në ditë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Shtohen rastet me grip në Elbasan, mjeku: Në 24 orë kemi 200 vizita në ditë
Shqipëri

Shtohen rastet me grip në Elbasan, mjeku: Në 24 orë kemi 200 vizita në ditë

admin
Last updated: 16/01/2025 18:11
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Dy javët e para të janarit kanë shënuar edhe kulmin e përhapjes së gripit të stinës. Në Elbasan shifrat e pacientëve që kërkojnë ndihmën e mjekut janë alarmante, pasi çdo 24 orë më shumë se 200 persona paraqiten për të marrë ndihmën e parë.

Drejtori i urgjencës thekson faktin se dyndjet vijnë edhe si pasojë e grumbullimeve përgjatë festave të fundvitit.

“Në 24 orë ne kemi mbi 200 vizita të cilat në këtë lloj stine kemi edhe raste me status febril. Këshillat që ne japim është se duhet të evitojmë grumbullimet në rastet kur kemi viroza të ndryshme dhe paraqitje, sepse edhe këto rastet që kemi tani vijnë mbas festave ku grumbullimet kanë qenë të medha”, tha drejtori i urgjencës në spitalin e Elbasanit, Ergys Miçi.

Më të rrezikuarit sipas mjekëve janë moshat e treta, gratë shtatëzëna, personat e probleme të zemrës dhe mushkrive, ku shumica e tyre ka nevojë që të shtrohet në spital.

“Kemi një rritje të rasteve të cilat janë status febril, pra temperatura të cilat mund të jenë edhe rezistente. Ndonjëherë raste të cilat kanë edhe komplikacione të tilla si përshembull rastet me diagnoza shoqëruese, siç janë problemet kardiake ose pulmonare të cilat vijnë me dispne temperature të larte, të cilat më pas kanë nevojë edhe për hospitalizim”, ka shtuar Ergys Miçi.

Ndryshe nga të rriturit, tek fëmijët po dominon virusi respirator sinsincial, i cili ka rritur vizitat në qendrat shëndetësore por edhe shtrimet në spital.

You Might Also Like

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh

Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Performancës Mjedisore 2026

Kryeministri Edi Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për këtë kategori qytetarësh

Berisha: Mazhoranca mbylli reformën territoriale, vazhdon shpopullimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Paris Hilton brenda 72 orëve ka grumbulluar 800 mijë dollarë ndihmë për Los Angelesin
Next Article VLEN e cilëson si dobësi dorëheqjen e Ilire Dautit, ndërkohë Fronti Evropian thotë se zhvillimet në Kuvend ishin teatër i panevojshëm

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?