By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN e cilëson si dobësi dorëheqjen e Ilire Dautit, ndërkohë Fronti Evropian thotë se zhvillimet në Kuvend ishin teatër i panevojshëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN e cilëson si dobësi dorëheqjen e Ilire Dautit, ndërkohë Fronti Evropian thotë se zhvillimet në Kuvend ishin teatër i panevojshëm
Maqedoni

VLEN e cilëson si dobësi dorëheqjen e Ilire Dautit, ndërkohë Fronti Evropian thotë se zhvillimet në Kuvend ishin teatër i panevojshëm

admin
Last updated: 16/01/2025 18:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 16 janar – Dorëheqjen e Ilire Dautit nga funksioni kryetare e komisionit kuvendor për politikë sociale, nga koalicioni VLEN e quajnë pranim të dobësisë. Nga VLEN thonë se tani do të duhet vet të luftojnë në komision për të bllokuar ligjin për Branitellat.

“Dorëheqja është pranim i dobësisë dhe tregues i papërgjegjësisë. Sot kryetarja e komisionit për politikë sociale, demografi dhe të rinj, bashkë me Frontin Evropian, duke pranuar dorëheqjen, ata u penduan se ndihmuan bllokimin e ligjit për branitellat”, deklaroi Imërlije Saliu – VLEN.

Për Frontin Evropian, e gjithë ngjarja e sotme ishte teatër i panevojshëm nga ana e kreut të Kuvendit Afrim Gashi. Fronti Evropian ende nuk ka vendosur se kush do ta zëvendësojë Ilire Dautin, apo ndoshta përsëri do ta propozojnë atë.

“Mendoj që shumë shpejtë, ndoshta edhe sot, ne si FE do të kemi përgjigje rreth pozicionimit tonë rreth kësaj çështjeje”, tha Elmi Aziri – Fronti Evropian.

A është në lojë përsëri edhe Ilire Dauti?

Gjithçka është në lojë, megjithatë pa pasur vendim zyrtar mendoj që nuk është korrekte të interpretoj alternativa të mundshme.

Nëse ndodhë kjo, nga E Majta paralajmërojnë se përsëri do t’i ngritin interpelancë nëse e shkelë rregulloren.

“Nuk e di cila është logjika pas dhënies së dorëheqjes, të kërkojë përsëri të jetë në atë pozitë. Vetëm se ka shumicë për shkarkimin e saj të serishëm. Plenumi në fund vendosë nëse dikush do të shkarkohet apo jo. Nëse do Ilirja ta fillojmë këtë procedurë përsëri nga fillimi të votojmë mos besim atëherë në rregull”, u shpreh Sashko Jançev – E Majta.

Dorëheqja e Dautit vjen pasi të premten deputetët votuan interpelancë dhe konkluzion kundër saj. Interpelanca ishte ngritur nga e Majta.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shtohen rastet me grip në Elbasan, mjeku: Në 24 orë kemi 200 vizita në ditë
Next Article Imërlije Saliu: Dauti është deputete e paguximshme dhe frikacake

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?