By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Skandal në Kumanovë: Rikthehen ofendimet “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur!”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Skandal në Kumanovë: Rikthehen ofendimet “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur!”
Sport

Skandal në Kumanovë: Rikthehen ofendimet “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur!”

admin
Last updated: 31/03/2025 11:44
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ndeshja e rregullt e kampionatit të basketbollit mes KK Kumanovës dhe BC Çair 2030 u mbyll në një atmosferë të rënduar, pasi tifozët vendas shkaktuan një incident të rëndë me thirrje nacionaliste dhe më pas sulmuan autobusin e ekipit mysafir, njofton Telegrafi.

Që në pjesën e parë të ndeshjes, tifozët e Kumanovës filluan të brohorisnin parulla fyese dhe raciste, duke thirrur “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur!”. Për shkak të këtyre skandaleve, zyrtarët e ndeshjes vendosën të zbrazin tribunat dhe t’i largojnë tifozët nga salla.

Megjithatë, incidentet nuk përfunduan aty. Pas ndeshjes, autobusi i ekipit BC Çair 2030 u sulmua nga persona të papërgjegjshëm, të cilët shkruan mbi të të njëjtat parulla që ishin brohoritur në sallë.

Sa i përket rezultatit të ndeshjes, KK Kumanova arriti të triumfojë me shifrat 97:74. Pjesa e parë përfundoi me epërsinë 26:21 për vendasit, ndërsa në çerekun e dytë e zgjeruan avantazhin në 31:22. Në pjesën e dytë, diferenca u rrit edhe më shumë, duke i siguruar Kumanovës një fitore të qetë në parket, por të errësuar nga incidentet e shëmtuara jashtë tij.

Ky rast ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe rregullsinë e garës, ndërsa pritet që institucionet përgjegjëse të marrin masa kundër akteve të tilla të urrejtjes dhe dhunës.

You Might Also Like

Joao Cancelo zbulon prapaskenat, sakrifikoi pagën për t’u rikthyer te Barcelona

Çfarë i ndodhi Mourinhos në sy? Trajneri i Real Madridit tregon incidentin

Rregulla të reja në Ligën Premier: Katër ndryshime për sezonin e ri, hiqet pauza për hidratim

Gjiganti turk përgatit ofertën për yllin e Atleticos, zbulohet formula për ta transferuar

Real Madridi dyshoi për Rodrin, heshtja e Mourinhos ndikoi në zgjedhjen e Barcelonës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Marine Le Pen shpallet fajtore për “përvetësim të fondeve të BE-së”
Next Article Filkov: Sundimi i ligjit nuk duhet të jetë vetëm një angazhim deklarativ, por një realitet në çdo sallë gjyqi dhe institucion

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?