By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Smakaj dhe Abdullahu – Kush janë dy futbollistët e ftuar për herë të parë te Përfaqësuesja e Kosovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Smakaj dhe Abdullahu – Kush janë dy futbollistët e ftuar për herë të parë te Përfaqësuesja e Kosovës
Sport

Smakaj dhe Abdullahu – Kush janë dy futbollistët e ftuar për herë të parë te Përfaqësuesja e Kosovës

admin
Last updated: 30/05/2024 10:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Franco Foda ka publikuar listën e Kosovës për ndeshjen miqësore që zhvillohet më 5 qershor në Oslo kundër Norvegjisë.

Përzgjedhësi i Kosovës për këtë listë ka grumbulluar 23 futbollistë, ku dy prej tyre për herë të parë do të jenë në Përfaqësuesen A të Dardanëve.

Fjala është për portierin e talentuar llapjan që aktivizohet te Tirana, Mustafë Abdullahu, si dhe mesfushorin Art Smakaj që luan në kampionatin kroat te Lokomotiva e Zagrebit.

Në fakt kjo dyshe ka luajtur më parë për Kosovën, por vetëm për grupmoshat dhe për herë të parë do të jenë të grumbulluar në ekipin A.

Mustafë Abdullahu ka qenë fantastik te Përfaqësuesja e Kosovës U21, sidomos në ndeshjen e fundit kur Dardanët e rinj arritën një barazim heroik 0-0 në udhëtim te Gjermania.

20-vjeçari ka një vit që është pjesë e skuadrës shqiptar vit që është pjesë e skuadrës shqiptare Tirana, derisa më parë ishte edhe pjesë e Besës së Kavajës.

Portieri shtatlartë karrierën e ka nisur te Llapi në Kosovë, derisa për një periudhë ishte edhe te Feronikeli ’74.

Në mesfushë për herë të parë është ftuar Art Smakaj, që luan me Lokomotivën e Zagrebit në elitën e futbollit kroat.

21-vjeçari ka lindur në Kroaci, derisa karrierën e ka nisur te Dinamo e Zagrebit dhe që nga viti 2016 ka kaluar të gjitha kategoritë te Lokomotiva deri në skuadrën e parë.

Smakaj ka luajtur më parë për Kosovën U19 dhe U21, derisa luan në pozitën e mesfushorit defensivë. Ai këtë edicion ka zhvilluar 30 ndeshje në total, ku ka një gol të shënuar dhe tre asistime.

You Might Also Like

Ambasada e Greqisë reagoi për transparentin me hartën e “Maqedonisë së Bashkuar” në ndeshjen Shkup – Selanik

Man United dëshiron ta mbajë Bruno Fernandes, por një detaj po e komplikon kontratën e re

Skandali i Topit të Artë: Ish-shefi i France Football zbulon tentativën për ryshfet

Klubet e Ligës Premier kanë frikë nga ndërhyrjet politike të kryeministrit britanik në apelin e Man Cityt

“As foto me Messin, as fanellë”, përzgjedhësi i Beninit shpërthen pas ndeshjes me Argjentinën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Me profilin e pëllumbit të bardhë e shqiponjën dykrenare – çfarë përfaqëson logoja në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës
Next Article Hansi Flick zgjedh lojtarin ‘e paprekshëm’ te Barcelona

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?