By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Spiropali vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar: Marrëdhëniet dypalëshe, në nivel të ri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Spiropali vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar: Marrëdhëniet dypalëshe, në nivel të ri
Shqipëri

Spiropali vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar: Marrëdhëniet dypalëshe, në nivel të ri

admin
Last updated: 15/01/2025 15:57
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Me ftesë të Kryetarit të Dhomës së Komuneve të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Hoyle, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, nisi sot vizitën zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.

Kryeparlamentarja shoqërohet nga deputetët, Pandeli Majko, Damian Gjiknuri, Eduard Shalsi, Blerina Gjylameti, Lavdrim Krashi, Lefter Gështenja si edhe nga ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi.

Gjatë takimit me kryetarin e Dhomës së Komuneve Sir Lindsay Hoyle, Spiropali diskutoi mbi bashkëpunimin mes dy vendeve.

Pas nënshkrimit të Deklaratës së Përbashkët në dhjetor 2022, dialogu politik, marrëdhëniet e shkëmbimet dypalëshe janë përmirësuar dhe Kuvendi dhe Dhoma e Komuneve po kontribuojnë në avancimin e tyre.

“Bashkëpunimi me parlamentin britanik është prioritet. Ndërveprimi ynë synon thellimin e reformave, mbështetjen e zhvillimit ekonomik, fuqizimin e institucioneve demokratike, sigurinë dhe mbrojtjen e paqes, turizmin, inovacionin, arsimin, kulturën dhe nismat e tjera dypalëshe. Bashkëpunimi ynë i suksesshëm në luftën kundër emigrimit ilegal përfshin edhe projektet e programet mbështetëse për investime dhe punësimin e rinisë në disa zona të Veriut”, theksoi Spiropali.

Në Mbretërinë e Bashkuar jeton një komunitet i madh i Diasporës shqiptare, aktiv dhe i mirëintegruar, i cili shërben si një urë miqësie e bashkëpunimi mes dy vendeve.

Kryetarja e Kuvendit, nënvizoi lidershipin e Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal dhe vlerësoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për stabilitetin dhe anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe vendeve të Balllkanit Perëndimor.

Spiropali shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme nga Mbretëria e Bashkuar të integrimeve dhe perspektivës euro-atlantike të Kosovës si edhe të bashkëpunimit të saj me NATO-n.

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar, nënvizoi Spiropali, do të vijojnë bashkëpunimin për mbështetjen e vendosur dhe të palëkundur për mbrojtjen e integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, në koherencë të plotë me qëndrimet e BE-së dhe NATO-s.

Kryetarja e Kuvendit dhe delegacioni u takuan edhe me përfaqësues të grupit të miqësisë me Shqipërinë dhe delegacionit të Dhomës së Komuneve në Unionin Ndër-Parlamentar, me të cilët diskutuan çështje konkrete të bashkëpunimit parlamentar dypalësh, modernizimin e funksionimit e të shërbimeve të Kuvendit si dhe koordinimin e qëndrimeve në forumet parlamentare ndërkombëtare.

Spiropali dhe delegacioni i Kuvendit ndoqën edhe seancën e pyetjeve në parlament me Kryeministrin Keir Starmer.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article KQZ shtyn afatin për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike
Next Article Meta: Masakra e Reçakut i tregoi botës të vërtetën e mizorive në Kosovë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?