By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Studentët e Fakultetit Pedagogjik të UT-së realizuan vizitë studimore në Stamboll
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Studentët e Fakultetit Pedagogjik të UT-së realizuan vizitë studimore në Stamboll
Maqedoni

Studentët e Fakultetit Pedagogjik të UT-së realizuan vizitë studimore në Stamboll

admin
Last updated: 13/05/2025 16:53
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 13 maj – Në kuadër të aktiviteteve arsimore-shkencore të planifikuara për këtë vit, studentët e Fakultetit Pedagogjik të udhëhequr nga dekani, Prof. Dr. Lulzim Mehmedi, prodekania për Arsim, Prof. Dr. Besa Havziu dhe disa profesorë, realizuan një vizitë studimore në qytetin e Stambollit, prej 9–11 maj 2025.

Stambolli, si një nga qendrat më të rëndësishme historike dhe kulturore, ka pasur një rol të veçantë edhe në historinë e popullit shqiptar. Në këtë qytet kanë vepruar figura të njohura të Rilindjes Kombëtare si Sami dhe Naim Frashëri, si dhe Pandeli Sotiri, të cilët përmes “Shoqërisë së Shtypjes së Teksteve Shqipe” kontribuuan në themelimin e shkollës së parë shqipe në Korçë më 1887, duke e furnizuar atë me tekste shkollore në gjuhën amtare.

Në ditën e parë të vizitës, studentët patën mundësi të vizitojnë monumente të rëndësishme historike dhe kulturore, si Xhamia Sulejmanije (vepër e arkitektit të njohur Mimar Sinani), Aja Sofinë dhe Pazarin e Madh (Kapali Çarshinë).

Gjatë kësaj vizite, studentët u pritën edhe nga përfaqësues të shoqatës “Vëllazëria Shqiptare” në Stamboll, konkretisht nga ish-kryetari i saj Halil Metin dhe aktivistja Deniz Sever – të dy me prejardhje nga Kërçova. Gjatë bashkëbisedimit, u theksua roli i rëndësishëm që kjo shoqatë ka luajtur në promovimin e kulturës shqiptare, si dhe në lobimin për çështjen e Kosovës në periudhat kur ajo nuk kishte përfaqësi zyrtare në Turqi. Z. Metin përmendi se nëpërmjet kontakteve me figura të larta të shtetit turk, si Presidenti Süleyman Demirel dhe Kryeministrat Bülent Ecevit e Tansu Çiller, shoqata ka kontribuar në ndërgjegjësimin institucional për të mbështetur të drejtat dhe aspiratat e popullit të Kosovës.

Veprimtarët Halil Metin, Qamil Bytyqi dhe Murat Lajçi janë përfshirë në angazhime të shumta në shërbim të çështjes kombëtare, duke bashkëpunuar me personalitete të larta politike shqiptare si Presidenti Ibrahim Rugova, Alfred Moisiu, Hashim Thaçi, Agim Çeku dhe Edita Tahiri. Për kontributin e tyre, janë nderuar me mirënjohje nga Presidenti Rugova dhe dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, me titullin “Naim Frashëri”.

Gjatë ditës së dytë, studentët vizituan lagje me rëndësi historike e kulturore si Ortakoy, Ura dhe Porti i Galatës, Balat dhe Taksim. Vizita u përmbyll në ditën e tretë me një udhëtim me anije nëpër ngushticën e Bosforit, ku studentët patën mundësi të përjetojnë bukuritë natyrore dhe arkitekturore të këtij qyteti unik.

Vizita studimore në Stamboll u vlerësua si një përvojë e rëndësishme kulturore, edukative dhe ndërvepruese për studentët, duke i pasuruar ata me njohuri të reja dhe përjetime të drejtpërdrejta mbi trashëgiminë historike dhe kulturore.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dimitrievski: Filipçe të tregoj publikisht – çfarë ka nxjerrë, çfarë ka marrë, kujt ia ka marrë dhe çfarë ka planifikuar?
Next Article Në Universitetin e Manastirit do të themelohet Fakulteti i Shkencave Mjekësore dhe Shëndetësore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?