By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Studentët me aftësi të kufizuara nga Kosova falënderojnë Armand Dukën dhe FSHF-në për mikpritjen gjatë ndeshjes Shqipëri – Serbi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Studentët me aftësi të kufizuara nga Kosova falënderojnë Armand Dukën dhe FSHF-në për mikpritjen gjatë ndeshjes Shqipëri – Serbi
Sport

Studentët me aftësi të kufizuara nga Kosova falënderojnë Armand Dukën dhe FSHF-në për mikpritjen gjatë ndeshjes Shqipëri – Serbi

admin
Last updated: 09/06/2025 11:46
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Federata Shqiptare e Futbollit të hënën publikoi njoftimin për një letër falënderimi që ka pranuar nga “një grup studentësh me aftësi të kufizuara nga Kosova ‘Handicap Students of Kosovo’, pas ndeshjes Shqipëri – Serbi”.

Së fundi FSHF-ja dhe presidenti i saj, Armand Duka, janë kritikuar ashpër nga tifozët e shumtë shqiptarë për organizmin e Evropianit U21 të vitit 2027 bashkë me Serbinë dhe për mënyrën se si kanë ndarë biletat për ndeshjen e së shtunës mbrëma me Serbinë. 

“Këta studentë ishin pjesë e një grupi të gjerë përfaqësuesish nga Shoqata e të Verbërve, Shoqata e Invalidëve, si dhe individë me aftësi të kufizuara nga brenda dhe jashtë Shqipërisë, të gjithë me origjinë shqiptare, të cilëve FSHF-ja u ofroi mundësinë për të ndjekur ndeshjen Shqipëri – Serbi”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së.  

Në letrën e tyre, studentët nga Kosova shprehin mirënjohjen ndaj Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, dhe të gjithë stafit organizativ, për mikpritjen, përkujdesjen dhe trajtimin dinjitoz që iu është ofruar gjatë gjithë qëndrimit të tyre në Tiranë. 

FSHF-ja ka publikuar po ashtu përmbajtjën e plotë të letrës së këtij grupimi studentësh. 


I nderuar President i FSHF-së, z. Duka, 

E nderuar znj. Pamela,
Të nderuar anëtarë të FSHF-së, 

Përmes këtij e-maili ju shprehim falënderimin tonë për mikpritjen dhe kujdesin e treguar ndaj nesh gjatë ditës së djeshme. 

Ne, në të vërtetë, jemi dy shtete sepse ashtu na ka ndarë historia, padrejtësisht, por në zemër gjithmonë do të jemi të bashkuar në përkrahje të Kombëtares kuqezi, sepse zemrat tona nuk rrahin ndryshe. 

Mirënjohës për punën dhe angazhimin tuaj!
Me respekt, Handicap Students of Kosovo. 

You Might Also Like

Arigon Avdimetaj pritet të shkund ringun në përballje me serbin Miomcilo Jajic

Liverpooli është gati të përfundojë një marrëveshje të jashtëzakonshme shkëmbimi me Real Madridin

Superkompjuteri përditëson shanset e fituesve të Ligës së Kampionëve – ndryshojnë përqindjet pas çerekfinaleve të para

Ditët më të errëta të Carvajal: pak minuta të luajtura, tension me Arbeloan dhe incident me një lojtar të ri

Pau Cubarsi kërkon falje publike pas kartonit të kuq kundër Atleticos

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pas Zemajt, Koci përplaset edhe me Haradinajn – ky i fundit e quan votues i LVV-së
Next Article “1500 euro për një gisht”: Enca ironizon me fitimet nga OnlyFans dhe flet për rikthimin në muzikë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?