By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Stuttgarti ‘zbutet’ pranon të nisë negociatat me Bayernin për Nick Woltemade
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Stuttgarti ‘zbutet’ pranon të nisë negociatat me Bayernin për Nick Woltemade
Sport

Stuttgarti ‘zbutet’ pranon të nisë negociatat me Bayernin për Nick Woltemade

admin
Last updated: 22/07/2025 10:50
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Pas refuzimit fillestar, VfB Stuttgart ka vendosur të hyjë në bisedime me Bayern Munich për transferimin e sulmuesit Nick Woltemade, raporton BILD. Kjo shënon një kthesë të madhe në qëndrimin e klubit, që deri tani kishte mbajtur një pozicion të prerë kundër shitjes.

Oferta e Bayernit, e cila kap vlerën 55 milionë euro (50 milionë + 5 në bonuse), ishte refuzuar më parë, por presioni i brendshëm dhe potenciali financiar kanë bërë që disa zyrtarë të kërkojnë rishqyrtim.

Woltemade, 23 vjeç, është afër të bëhet shitja më e madhe në historinë e Stuttgartit, duke kaluar transferimin e Benjamin Pavard te Bayern për 35 milionë euro në vitin 2019.

Disa anëtarë të bordit mbikëqyrës kanë ndryshuar qëndrim dhe janë të mendimit se një ofertë e tillë duhet të merret seriozisht, pasi mund të ketë ndikim të madh në financat e klubit.

Përkundër kësaj, drejtori ekzekutiv Alexander Wehrle dhe drejtori sportiv Fabian Wohlgemuth, së bashku me presidentin Dietmar Allgaier, vazhdojnë të jenë më të rezervuar në lidhje me largimin e sulmuesit.

Situata është bërë edhe më delikate për shkak të afërsisë gjeografike mes kampit stërvitor të Stuttgartit në Tegernsee dhe selisë së Uli Hoeness e Max Eberl nga Bayern, duke nxitur spekulime për një takim vendimtar.

Tani pritet që ditët në vijim të jenë vendimtare për fatin e transferimit të Woltemade, ndërsa negociatat zyrtare pritet të nisin së shpejti – me Bayernin që nuk heq dorë dhe Stuttgartin që më në fund ka hapur derën për bisedime.

You Might Also Like

Ambasada e Greqisë reagoi për transparentin me hartën e “Maqedonisë së Bashkuar” në ndeshjen Shkup – Selanik

Man United dëshiron ta mbajë Bruno Fernandes, por një detaj po e komplikon kontratën e re

Skandali i Topit të Artë: Ish-shefi i France Football zbulon tentativën për ryshfet

Klubet e Ligës Premier kanë frikë nga ndërhyrjet politike të kryeministrit britanik në apelin e Man Cityt

“As foto me Messin, as fanellë”, përzgjedhësi i Beninit shpërthen pas ndeshjes me Argjentinën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article QMK: Gjashtë zjarre aktive, është intervenuar në gjithsej 38
Next Article Temperatura përvëluese në Kosovë, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë ka një apel për qytetarët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?