By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Takim i ministrave Toshkovski dhe Neshiq: Po e përparojmë bashkëpunimin në nivel opertaiv dhe nivel strategjik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Takim i ministrave Toshkovski dhe Neshiq: Po e përparojmë bashkëpunimin në nivel opertaiv dhe nivel strategjik
Maqedoni

Takim i ministrave Toshkovski dhe Neshiq: Po e përparojmë bashkëpunimin në nivel opertaiv dhe nivel strategjik

admin
Last updated: 29/10/2024 14:26
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 29 tetor – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në Budvë, ku po merr pjesë në Forumin Ministror Ballkani Perëndimor për Punët e Brendshme, pati një takim dypalësh me ministrin e Sigurisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Nenad Neshiq.

Dy ministrat, siç kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme, theksuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy ministrive, i cili në periudhën e fundit ka marrë intensitet të shtuar në të gjitha kanalet ndërkombëtare dhe rajonale brenda standardeve të përcaktuara dhe të pranuara të INTERPOL-it. Kjo nënkupton shkëmbim të shpejtë, cilësor dhe efikas të njohurive operacionale, pra veprim të rregullt ndaj kërkesave të dërguara nga të dy vendet për lloje të ndryshme kontrollesh në të gjitha format e krimit të organizuar.

Të dy ministrat diskutuan edhe për flukset migruese dhe lëvizjet ilegale, pasi të dyja vendet janë në rrugën e të ashtuquajturës ruta e Ballkanit Perëndimor, e cila paraqet një sfidë të përbashkët të vazhdueshme me të cilën po përballen të dy vendet.

“Përmirësimi i nivelit të bashkëpunimit do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme me nënshkrimin e një protokoli mes dy ministrive për bashkëpunim në fushën e ekspertizës mjeko-ligjore dhe mendimeve të ekspertëve, me qëllim të shkëmbimit të përvojave profesionale në ngritjen dhe funksionimin e segmenteve të ndryshme të veprimtarisë mjeko-ligjore, duke ofruar mbështetje në avancimin e metodave të punës, edukimin e personelit dhe hulumtimeve shkencore”, publikoi ministri Toshkovski në profilin e tij në Fejsbuk.

You Might Also Like

Bashkimi Evropian: Zgjerimi mbetet një nga arritjet më të mëdha, Maqedonia e Veriut vend kandidat që nga viti 2005

Izet Mexhiti: Bashkëpunimi ndërshqiptar nuk është slogan, por agjendë që ndërtohet çdo ditë

Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll

Rënie drastike e numrit të nxënësve në Strugë

Irlanda merr presidencën e BE-së, në fokus zgjerimi pa Maqedoninë e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Apeli e lë në paraburgim Naser Hafizin
Next Article Ministri Fillkov në Budvë në takim me kolegun e tij hungarez, Bence Tuzson

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Vuçiç njofton për dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë
Bota
UP-ja të hënën hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj
Kosovë
Eurodeputetja italiane u bashkohet protestuesve
Shqipëri
Bashkimi Evropian: Zgjerimi mbetet një nga arritjet më të mëdha, Maqedonia e Veriut vend kandidat që nga viti 2005
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?