By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Takim i Toshkovskit dhe Bushit me ambasadorën e Gjermanisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Takim i Toshkovskit dhe Bushit me ambasadorën e Gjermanisë
Maqedoni

Takim i Toshkovskit dhe Bushit me ambasadorën e Gjermanisë

admin
Last updated: 14/02/2024 16:07
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 shkurt – Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe zëvendësministri Nazim Bushi sot zhvilluan takim pune me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, H.E. Petra Dreksler, kumtuan nga MPB-ja.

Në takim, ministri Toshkovski e informoi ambasadoren Dreksler për funksionimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Qeverinë Teknike, e cila ka një rol dhe përgjegjësi të madhe në realizimin e zgjedhjeve të ardhshme, dhe në këtë drejtim u prezantua prioriteti për arritjen e përbashkët të qëllimt – zgjedhje të ndershme dhe demokratike.

“Në këtë kontekst, ministri Toshkovski theksoi se mospranimi nga ana e Qeverisë, në kuadër të emërimit të 15 punëtorëve udhëheqës në Ministri, për emërimin e kreut të SPB Tetovë, mbetet njollë e zezë që bie ndesh me rolin e tij për të garantuar një proces të drejtë dhe nga ana demokratike të sigurt në atë rajon”, theksohet në kumtesën.

Poashtu, ministri Toshkovski spjegoi masat e ndërmarra për lehtësimin e procedurave për nxjerrjen e dokumenteve personale, ka spjeguar nevojën për ndryshime të menjëhershme në Ligjin për dokumentet e udhëtimit, sipas shembullit të atij me patentë shofer në rubrikën për respektimin e afateve teknike, me qëllim të zbatimit sa më të shpejt të procedurave të nevojshme për prokurimin e dokumenteve të udhëtimit dhe gjithsesi respektimin e të drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave themelore të njeriut për lirinë e lëvizjes.

Në takim, ambasadorja Dreksler shprehu shqetësimin për numrin e madh të qytetarëve të Maqedonisë, të cilët nuk kanë dokumente të reja të udhëtimit të cilët janë me punë të përkohshme në Gjermani.

“Kjo kategori personash, nëse vendosin të kthehen për të marrë një dokument të ri udhëtimi dhe nëse nuk arrijnë ta marrin atë në kohë për shkak të pamundësisë teknike për momentin, nuk do të mund të kthehen në RF të Gjermanisë me dokumentin e vjetër të udhëtimit. Lidhur me këtë çështje, ministri Toshkovski përsëri theksoi se aktualisht zgjidhja e vetme është ndryshimi i Ligjit për dokumentet e udhëtimit”,  nënvizohet në kumtesën nga MPB-ja.

Në fund të takimit, bashkëbiseduesit lanë hapësirë për konfirmimin e përkushtimit për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar, dhe në të njëjtën kohë, ministri Toshkovski falenderoi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe numrin e madh të donacioneve si dhe të trajnimeve për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe veçanërisht për policinë kufitare. 

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Një person e ka humbur jetën dhe tre janë lënduar në një aksident trafiku në vendaklimin Strazhë
Next Article Bujqit grekë përsëri kanë bllokuar vendkalimin kufitar Evzoni drejt Maqedonisë së Veriut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?