By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tare gëzon tifozët e Milanit, konfirmon qëndrimin e dy yjeve të skuadrës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Tare gëzon tifozët e Milanit, konfirmon qëndrimin e dy yjeve të skuadrës
Sport

Tare gëzon tifozët e Milanit, konfirmon qëndrimin e dy yjeve të skuadrës

admin
Last updated: 25/06/2025 11:32
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka konfirmuar se dy nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, Rafael Leao dhe Mike Maignan, do të vazhdojnë të jenë pjesë e kuqezinjve edhe sezonin e ardhshëm.

“Leao është një lojtar shumë, shumë i mirë. Ai është një lojtar kyç për ne dhe projektin tonë,” theksoi Tare, mes spekulimeve që e lidhin anësorin me Bayern Munich.

Ylli 25-vjeçar portugez, i cili shënoi 12 gola dhe dha 9 asistime në 38 paraqitje sezonin e kaluar, mbetet një nga futbollistët më të rëndësishëm të Milanit.

Tare hodhi poshtë zërat për një ofertë nga Bayern, duke deklaruar: “Nuk kemi marrë asnjë propozim deri më tani. Janë vetëm thashetheme mediatike”, tha Tare.

Me kontratën e Leaos që vlen deri në vitin 2028, Milani është i përqendruar në ndërtimin e ekipit rreth tij.

Sa i përket portierit Mike Maignan, Tare konfirmoi se edhe ai do të qëndrojë në “San Siro”. Chelsea kishte shprehur interes për gardianin francez, por nuk arriti të gjejë marrëveshje për transferimin.

“Mike Maignan do të qëndrojë me ne sezonin e ardhshëm. Pati interes nga një klub i Ligës Premier (Chelsea), por nuk gjetëm një marrëveshje. Vendosëm ta mbanim Miken”.

“Nuk e di kurrë se çfarë ndodh në treg… por ne duam që Maignan të qëndrojë”, përfundoi drejtori sportiv i Milanit.

You Might Also Like

Chelsea i rinovon kontratën një talenti dhe e huazon te Celtic

Arsenali vendosi të mos transferojë Malick Fofanan për shkak të qëndrimit ndaj Mikel Artetas

Kush do të jetë pasardhësi i Messit me fanellën “10” nëse Scaloni rinovon?

Nga Pogba te Benzema, Alaba dhe Brozovic, shumë yje aktualisht janë pa kontratë dhe mund të transferohen falas

PSG me 24 lojtarë në ekipin e parë pas mbylljes së afatit kalimtar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjesti i partneres së Brad Pitt mori vëmendje në tapetin e kuq në Londër
Next Article Cakolli: Kuvendi është shndërruar në “cirk të demokracisë”, është bërë boll

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?