By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dy ekipet që Messi nuk iu ka shënuar asnjëherë gol në La Liga
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Dy ekipet që Messi nuk iu ka shënuar asnjëherë gol në La Liga
Sport

Dy ekipet që Messi nuk iu ka shënuar asnjëherë gol në La Liga

admin
Last updated: 05/08/2024 14:50
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Lionel Messi është golashënuesi më i mirë në histori të La Ligas me 474 gola, por janë dy ekipe të cilave Messi nuk ka arritur t’iu shënojë gol asnjëherë.

Legjenda e Barcelonës ka luajtur ndaj 40 klubeve të ndryshme gjatë kohës së tij në La Liga dhe ka arritur të shënojë të paktën një gol ndaj 38 prej tyre.

Mirëpo, janë dy ekipe ndaj të cilave, Messi nuk ka arritur që ta gjejë dot rrugën e rrjetës.

Xerez CD

Këto ditë, Xerez do ta gjeni duke garuar në kategorinë e katërt të futbollit spanjoll, por në sezonin 2009/2010, ata po luanin në La Liga.

Koha e tyre në La Liga ishte e shkurtër pasi ata e përfunduan sezonin 2009/2010 në fund të tabelës, me vetëm 34 pikë të grumbulluara.

Barcelona mori dy fitore ndaj tyre gjatë atij sezoni, por Messi nuk ia doli që të shënojë në asnjërën prej atyre ndeshjeve.

Murcia

Messi është ballafaquar me Murcian në La Liga në vetëm një rast, që ishte në vitin 2008. Kjo ndeshje ishte e fundit për sezonin 2007/2008, dhe njëkohësisht e fundit për Frank Rijkaard në krye të blaugranasve.

Teksa Messi nuk u fut në listën e golashënuesve, ai ‘rrëmbeu’ tituj e ballinave pasi dhuroi dy asistime në fitoren me rezultat 5-3 të Barcelonës në udhëtim.

Sezoni 2007/2008 në përgjithësi ishte një për t’u harruar për Barcelonën, pasi klubi përfundoi në pozitën e tretë në La Liga dhe humbën në gjysmëfinale të Copa Del Rey dhe Ligës së Kampionëve.

You Might Also Like

Gjiganti anglez përshpejton negociatat për transferimin e Rashford

Vetëm 90 minuta mjaftuan: Rregulli i rreptë i FIFA-s u shkel dy herë në ndeshjen hapëse të Botërorit

Zbulohet arsyeja pse Barcelona vendosi të mos nënshkruajë me Bernardo Silvan

Ekipi që do të vlente mbi 1.3 miliardë euro: Formacioni më i shtrenjtë i Kupës së Botës 2026

Interi negocion transferimin e yllit të Real Madridit gjatë verës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Të implikuar funksionarë dhe ish funksionarë të drejtësisë?/ SPAK i kërkon informacion shtesë Belgjikës dhe Francës për dosjen “Toyota Yaris”, letërporosi kodet e tjera të SKY ECC
Next Article Uragani Debby godet Floridën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?