By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Te Zvicra flasin për largimin e Amir Saipit drejt Kosovës, e krahasojnë me Gjimshitin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Te Zvicra flasin për largimin e Amir Saipit drejt Kosovës, e krahasojnë me Gjimshitin
Sport

Te Zvicra flasin për largimin e Amir Saipit drejt Kosovës, e krahasojnë me Gjimshitin

admin
Last updated: 01/10/2024 12:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Amir Saipi pritet të jetë prurja e re e Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e muajit tetor në Ligën e Kombeve.

Dardanët do të përballen me Lituaninë më 12 tetor në udhëtim e pastaj presin Qipron tre ditë më vonë në ‘Fadil Vokrri’.

Saipi që aktivizohet si portier i parë me Luganon ka qenë pjesë e grupmoshave të Zvicrës, por tani e tutje do të luaj për Dardanët.
24-vjeçari është duke u pajisur me pasaportën kosovare, derisa pritet ta shtoj konkurrencën në portën e Kosovës.

Drejtori i Kombëtares së Zvicrës, Pierluigi Tami ka thënë se Saipi u largua pasi para tij janë katër portierë në hierarkinë e helvetikëve.

“Për momentin hierarkia sa i takon portës është e qartë. Para tij janë Kobel, Mvogo, Omlin dhe Koehn, të gjithë aktivë në ligat e mëdha evropiane”, ka thënë Tami për televizionin shtetërorë zviceran.

Sipas Tamit, konkurrenca ka luajtur rol në vendimin e Saipit.

“Është e vërtetë që ai nuk do ta kishte marrë menjëherë këtë mundësi me ne. Por dera jonë do të mbetej gjithnjë e hapur.Do të varej edhe nga përparimi në edicionet e ardhshme dhe dëshira e tij për të qenë pjesë e grupit. Ne kemi përsëritur interesimin tonë për të pak para Kampionatit Evropian”, ka theksuar Tami.

Ish-trajneri i disa skuadrave zvicerane Tami që ndodhet në rolin e drejtorit e ka krahasuar rastin e Saipit me atë të kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshitit.

“Unë isha trajner i Gjimshitit te Zvicra U21 dhe në atë kohë askush, me gjasë as vet ai, nuk ka menduar se mund të arrijë nivelin që e ka arritur sot me Atalantan. Nëse do të mendonte se do të bëhej njëri prej mbrojtësve më të mirë në Serie A, ndoshta do të zgjedhte Zvicrën para Shqipërisë, pikërisht pasi kjo do t’i jepte mundësinë të paraqitej në ngjarje të mëdha”, ka thënë Tami.

You Might Also Like

Chelsea i rinovon kontratën një talenti dhe e huazon te Celtic

Arsenali vendosi të mos transferojë Malick Fofanan për shkak të qëndrimit ndaj Mikel Artetas

Kush do të jetë pasardhësi i Messit me fanellën “10” nëse Scaloni rinovon?

Nga Pogba te Benzema, Alaba dhe Brozovic, shumë yje aktualisht janë pa kontratë dhe mund të transferohen falas

PSG me 24 lojtarë në ekipin e parë pas mbylljes së afatit kalimtar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Britney Spears mbeti pa qerpikë dhe vetulla si pasojë e shpërthimit të një zjarri
Next Article Incidentet në Kuvend, PS depoziton kërkesën për masa ndëshkimore ndaj 24 kolegëve opozitarë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?