By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tensionet në Kuvend, Policia e Tiranës çon në SPAK 23 deputetë të opozitës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Tensionet në Kuvend, Policia e Tiranës çon në SPAK 23 deputetë të opozitës
Shqipëri

Tensionet në Kuvend, Policia e Tiranës çon në SPAK 23 deputetë të opozitës

admin
Last updated: 01/10/2024 14:25
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Policia e Tiranës ka referuar në Prokurorinë e Posaçme SPAK, 23 deputetë të opozitës, pas incidenteve të djeshme në Parlament të cilat kulmuan me djegien e karrigeve në oborrin e Kuvendit.

Brenda sallës së Parlamentit teksa zhvillohej seanca plenare u shënuan përplasje me Gardën, ndërsa deputetët e opozitës hodhën sende të forta edhe në drejtim të kryeparlamentares, Elisa Spiropali.

Më pas ata morën karriget e tyre dhe i nxorën jashtë Parlamentit, duke iu vënë zjarrin në oborr. Flamur Noka, Gazment Bardhi, Bledjon Nallbati dhe 20 deputetë të tjetër të PD dhe partive opozitare akuzohen për shkatërrim të pronës me zjarr dhe goditje për shkak të detyrës, parashikuar nga nenet 151 dhe 237 të Kodit Penal.

Deputetët e referuar në SPAK nga policia:

Flamur Noka, 53 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”,

Gazmend Bardhi, 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 të Kodit Penal;

Bledion Nallbati, 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga nenet 151 i Kodit Penal;

dhe

Dhurata Çupi, 51 vjeçe, Flamur Hoxha, 56 vjeç, Xhelal Mziu, 57 vjeç, Lefter Geshtenja., 52 vjeç, Agron Gjekmarkaj, 50 vjeç Ina Zhupa, 37 vjeçe, Lindita Mataliaj, 47 vjeçe, Dashnor Sula 59 vjeç, Luan Baçi 61 vjeç, Lodovik Hasani 57 vjeç, Asllan Dogjani 57 vjeç, Elidon Bushati 51 vjeç, Erisa Xhixho 39 vjeçe, Sorina Koti 40 vjeçe, Sajmir Korreshi 43 vjeç, Edmond Spaho 66 vjeç, Kasem Mahmutaj, 62 vjeç, vangjel Dule 56 vjeç, Monika Kryemadhi, 50 vjeçe; Isuf Celaj 60 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.

“Ditën e djeshme, gjatë zhvillimit së seancës plenare, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, këta shtetas (deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë) kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrige dhe kanë hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta (pjesë të karriges së thyer). Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton Policia e Tiranës.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Haziri komenton këngët e Mozzik: Albumet e fundit i ka pasur për mua të jashtëzakonshëm
Next Article Publikohen pamjet kur Xavi iu tregoi lojtarëve të Barcelonës se po dorëhiqet nga posti i trajnerit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?