By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Publikohen pamjet kur Xavi iu tregoi lojtarëve të Barcelonës se po dorëhiqet nga posti i trajnerit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Publikohen pamjet kur Xavi iu tregoi lojtarëve të Barcelonës se po dorëhiqet nga posti i trajnerit
Sport

Publikohen pamjet kur Xavi iu tregoi lojtarëve të Barcelonës se po dorëhiqet nga posti i trajnerit

admin
Last updated: 01/10/2024 14:26
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ishte protagonisti kryesor i një periudhe prej gjashtë muajsh plotë ulje dhe ngritje për Barcelonën sezonin e kaluar, duke njoftuar dorëheqjen e tij në janar dhe duke deklaruar se do të qëndrojë në prill në ndërkohë u shkarkua 21 ditë më vonë.

Plaga mbetet ende e freskët dhe Xavi është zhdukur nga syri i publikut që prej se u largua nga posti i trajnerit të Barcelonës.

Tekniku spanjoll paraprakisht kishte ofruar dorëheqjen pas humbjes 5-3 në shtëpi ndaj Villarrealit, gjë të cilën e bëri të ditur për mediat pas ndeshjes.

Kjo erdhi si një deklaratë shokuese për publikun, përkundër faktit se Xavi tha që kishte ndarë mendjen e tij kohë më parë.

Sidoqoftë tani janë publikuar disa pamje nga fjalimi që Xavi i ka mbajtur lojtarëve të tij në zhveshtore mëngjesin e ditës së ardhshme, që ishte hera e parë kur e pa ekipin pas njoftimit që dha.

“Mirëmëngjes, mirëmengjes. Shikoni, unë e di se nuk ka qenë një ditë e lehtë, fillimisht për shkak të rezultatit të djeshëm. Ne do të analizojmë dhe do të shohim se çfarë na ndodhi ne”.

“Unë ndihem keq pasi nuk iu kam thënë asgjë para konferencës për shtyp që kam bërë pas ndeshjes”.

“E kisha vendosur që një kohë të gjatë. Nuk është për shkak të humbjes së djeshme, unë e kisha marrë tash e disa kohë këtë vendim. Mendoj se unë po filloja të bëhesha një problem”, kishte thënë Xavi para lojtarëve të tij.

You Might Also Like

Ambasada e Greqisë reagoi për transparentin me hartën e “Maqedonisë së Bashkuar” në ndeshjen Shkup – Selanik

Man United dëshiron ta mbajë Bruno Fernandes, por një detaj po e komplikon kontratën e re

Skandali i Topit të Artë: Ish-shefi i France Football zbulon tentativën për ryshfet

Klubet e Ligës Premier kanë frikë nga ndërhyrjet politike të kryeministrit britanik në apelin e Man Cityt

“As foto me Messin, as fanellë”, përzgjedhësi i Beninit shpërthen pas ndeshjes me Argjentinën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tensionet në Kuvend, Policia e Tiranës çon në SPAK 23 deputetë të opozitës
Next Article Akuzohet për fshehje të pasurisë, SPAK kërkon pezullim dhe dy vjet shërbim prove për ish-gjyqtarin e Kushtetueses

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?