By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tetë të plagosur në tre aksidente të ndryshme brenda pak orëve në Shqipëri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Tetë të plagosur në tre aksidente të ndryshme brenda pak orëve në Shqipëri
Kronika

Tetë të plagosur në tre aksidente të ndryshme brenda pak orëve në Shqipëri

admin
Last updated: 01/10/2024 14:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Policia e Shtetit bën të ditur se tetë persona kanë mbetur të plagosur në 3 aksidente të ndryshme këtë të martë. Aksidenti i parë ka ndodhur në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë janë dëmtuar lehtë katër shtetas.

Aksidenti i dytë ka ndodhur në aksin rrugor “Memaliaj-Tepelenë”, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur drejtuesi dhe pasagjerja.

Ngjarja e tretë është shënuar në fshatin Palokastër, Gjirokastër, ku një makinë është përplasur me një motor. Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi dhe pasagjerja në motor, të cilët janë shtetas grek, njofton A2 CNN.

“Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: I. T., 59 vjeç, banues në Përmet dhe A. M., 48 vjeç, banues në Sarandë, pasi në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, automjetet që drejtonin janë përplasur me njëri-tjetrin. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 4 shtetas;

M. H., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi në aksin rrugor “Memaliaj-Tepelenë”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja;

K. Xh., 24 vjeç, banues në fshatin Palokastër, Gjirokastër, pasi në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, automjeti që drejtonte është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi grek G. T., 30 vjeç, banues në Greqi. Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

You Might Also Like

Gruaja nga Mali i Zi denoncon ish partnerin se nga burgu kërcënon me telefon atë dhe familjarët e saj

Rrahu bashkëshorten dy herë, kallëzim penal ndaj 59-vjeçarit

Armë të fshehura në kamper, ndalohet një shtetas austriak në “Tabanoc”

Rreth 400 metra kub dru zjarri u sekuestruan nga një kompani në Shkup

203 km/h në autostradë! Mercedes-i “fluturon” mbi asfalt, 73 km/h mbi limitin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Micskoski: Qeveria nuk do të heq dorë kurrë nga anëtarësimi në BE, por edhe nuk do të bëjë asgjë që është në kundërshtim me inteersat nacionale
Next Article Kush do ta zëvendësoj të lënduarin Rodri? Një lojtar i Cityt thotë se është 100 për qind i gatshëm

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?