By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Top 10 ekipet më të vlefshme: Barcelona i bashkohet “klubit të miliarderëve”, por mbetet pas tre gjigantëve tjerë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Top 10 ekipet më të vlefshme: Barcelona i bashkohet “klubit të miliarderëve”, por mbetet pas tre gjigantëve tjerë
Sport

Top 10 ekipet më të vlefshme: Barcelona i bashkohet “klubit të miliarderëve”, por mbetet pas tre gjigantëve tjerë

admin
Last updated: 25/06/2025 08:12
By admin 3 Min Read
Share
xr:d:DAFpKiRbXFM:1545,j:3846487071985583151,t:23122112
SHARE

Vlera e skuadrave më të mëdha të Evropës ka pësuar ndryshime të mëdha gjatë sezonit që lamë pas, dhe sipas të dhënave të fundit nga Transfermarkt, kemi një panoramë të qartë të 10 klubeve më të vlefshme në botë për momentin.

Në krye të listës qëndron Real Madridi, i ndjekur nga Manchester City dhe Arsenali, ndërkohë që Barcelona ka bërë një kërcim të madh në renditje.

Real Madridi, lider absolut

Sipas tabelës së publikuar, Real Madridi renditet i pari me një vlerë totale të skuadrës prej 1.33 miliardë euro, duke e bërë atë skuadrën më të vlefshme në botë.

Kjo rritje e vlerës i atribuohet talentëve të rinj si Jude Bellingham dhe Vinicius Jr, por edhe bashkimit të Kylian Mbappe.

Manchester City dhe Arsenali në ndjekje të ngushtë

Në vendin e dytë qëndron Manchester City me një vlerë prej 1.32 miliardë euro, vetëm 10 milionë më pak se Real Madridi. Dominimi i tyre në Angli ndër vite dhe konsistenca në Evropë kanë ndikuar në ruajtjen e këtij statusi.

Arsenali mban vendin e tretë me 1.09 miliardë euro, duke treguar rritje të jashtëzakonshme pas përforcimeve strategjike dhe një sezoni konkurrues në Angli.

Arsenal 0 - Manchester City 1 match report: shrug - The Short Fuse

Barcelona i bashkohet “klubit të miliarderëve”

Rritja më e madhe ndër skuadrat në “top 10” është ajo e FC Barcelonës, e cila ka shtuar 190 milionë euro në vlerën e skuadrës së saj brenda një sezoni.

Aktualisht, skuadra katalanase vlen 1.07 miliardë euro, duke kaluar për herë të parë pas kohësh kufirin simbolik të një miliard eurove. Kjo rritje vjen si pasojë e shpërthimit të lojtarëve të rinj si Lamine Yamal, Gavi dhe Pedri, si dhe përmirësimeve në performancë gjatë kampionatit.

PSG dhe Chelsea ndjekin nga afër

Në vendin e pestë dhe të gjashtë qëndrojnë Paris Saint-Germain dhe Chelsea, me nga 1.06 miliardë euro vlerë totale skuadre.

Pavarësisht largimit të Mbappe nga PSG, klubi parisien ka ruajtur vlerën falë talenteve të rinj dhe përforcimeve të fundit.

Chelsea, megjithë një sezon të vështirë, por me trofe evropian, vazhdon të mbetet në top-listë për shkak të investimeve të mëdha.

Gjigantët tradicionalë plotësojnë top 10 – Liga Premier dominimi absolut

Në vendin e shtatë qëndron Bayern Munich me 903.5 milionë euro, i ndjekur nga Liverpool (867.5 milionë euro), Tottenham Hotspur (766.1 milionë euro) dhe Inter, i vetmi përfaqësues nga Serie A, me një vlerë prej 721.8 milionë euro.

Nga lista prej 10 klubeve më të vlefshme, 5 prej tyre vijnë nga Liga Premier, çka tregon fuqinë ekonomike dhe konkurruese të këtij kampionati.

Spanja ka dy përfaqësues, ndërsa Gjermania, Franca dhe Italia kanë nga një përfaqësues secila, duke dëshmuar për balancën që ekziston mes elitës së futbollit evropian, edhe pse dominimi anglez është i dukshëm. /

You Might Also Like

Joao Pedro nuk do të largohet, Chelsea i vendos një çmim tejet të lartë

Egzon Bejtullai kryen me sukses operacionin, nis fazën e rikuperimit

Tchouameni flet për herë të parë për përplasjen me Valverden: Kjo është ajo që ndodhi

Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë/Samuel Fedor, i pari në Elbasan

Juventusi synon transferimin e yllit të Real Madridit në verë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vajza e Steve Jobs, Eve feston beqarinë në Capri, përpara dasmës me kampionin olimpik Harry Charles
Next Article Sot përpjekja e 37-të për konstituimin e Kuvendit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?