By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tritoli ndaj gjyqtarit në Shkodër, policia jep 30 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Tritoli ndaj gjyqtarit në Shkodër, policia jep 30 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion
Kronika

Tritoli ndaj gjyqtarit në Shkodër, policia jep 30 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion

admin
Last updated: 30/04/2024 10:56
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Policia ka vendosur një shpërblim prej 30 mijë eurosh për këdo që do të japë informacion të vlefshëm që mund të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit që vendosi lëndën plasëse në banesën e gjyqtarit Tonin Sterkaj, në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Përmes një komunikate për media, policia e Shkodrës bën me dije se hetimet në lidhje me rastin vijojnë dhe është ngritur një grup pune me ekspertët më të mirë për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ftohet çdo qytetar që mund të ketë informacion ta dërgojë atë në numrin 069 41 05 436.

“Grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ka kryer një sërë veprimesh hetimore dhe procedurale, si dhe vijon punën intensivisht, për administrimin e çdo prove që do t’i shërbejë identifikimit të autorit/ëve, zbardhjes dhe dokumentimin të rrethanave të ngjarjes.

Krahas veprimeve intensive të grupit hetimor, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e shtetasit që shfaqet në pamjet filmike të sekuestruara.

Për çdo informacion të vlefshëm që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin e autorit/ëve të rastit, DVP Shkodër vë në dispozicion shpërblimin 30,000 euro.

Kushdo që ka informacion duhet ta dërgojë në numrin 069 41 05 436. Policia e Shtetit iu garanton anonimat të sigurtë.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër siguron qytetarët se është maksimalisht e angazhuar për të garantuar rend dhe siguri publike”, thuhet në njoftimin e policisë. 

You Might Also Like

56-vjeçari sulmon djalin e tij, arrestohet nga policia

Arrestohet 44 vjeçari nga Tetova, sulmoi fizikisht vëllaun e tij

Mërgimtarit nga Norvegjia ia vjedhin biçikletën BMW në Dobrosht

Incident në Spitalin Klinik të Tetovës: 24-vjeçari agresiv thyen xhamin dhe sulmon policin

Gjendet i mituri që voziste motoçikletën në drejtim të kundërt dhe pa leje në Veles

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Osmani takohet me zv.presidentin e MCC: Granti prej mbi 200 milionë euro do ta transformojë sektorin e energjisë
Next Article Transporti publik në Shkup sipas itinerarit të së dielës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?