By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: U dhunua barbarisht se nuk i dha birra 47-vjeçarit, vdes në Spitalin e Fierit i moshuari
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > U dhunua barbarisht se nuk i dha birra 47-vjeçarit, vdes në Spitalin e Fierit i moshuari
Kronika

U dhunua barbarisht se nuk i dha birra 47-vjeçarit, vdes në Spitalin e Fierit i moshuari

admin
Last updated: 18/10/2024 08:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ka ndërruar jetë në spital 80-vjeçari, i cili disa ditë më parë u dhunua fizikisht së bashku me bashkëshorten e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Povelçë të Fierit në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të viktimës.

“Ngjarje ka ndodhur në fshatin Povelçë, në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të shtetasit viktimës N.R, shtetasi I.N autori për motive të dobëta ka goditur me grushte në pjesën e kokës, shtetasin N.R, 80 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen A.R, 77 vjeçe”, njoftoi Policia.

Si pasojë e dhunës Namik Rustemi, ndodhej i shtruar dhe intubuar në spitalin rajonal Fier në gjendje të rëndë, edhe pse ishte në kujdesin e mjekëve, nuk mundi të mbijetojë. Ndërsa bashkëshortja e tij pasi mori mjekim në spital u kthye në banesë.

Policia arrestoi të dyshuarin 47-vjeçar, që në momentin e sulmit dyshohet se ka qenë në gjendje tejet të dehur. Ai ka kërkuar birra në dyqan, por të moshuarit refuzuan pikërisht për shkak të gjendjes së alkoolizuar. Pas kësaj Ilir Nukaj i rrahu barbarisht të dy.

Ilir Nukaj njihej si person problematik dhe ka qenë i dënuar me 10 vite burg për një tentativë vrasjeje të ndodhur 12 vite më parë në këtë zonë.

Për këtë ngjarje materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”, ku për autorin është dhënë dhe masa e sigurisë burg pa afat.

You Might Also Like

Edukatorja i shkel gishtin dhe krahun fëmijës në Çerdhe, prindi e kërcënon

Hidhet bombë në një shtëpi në Bardovc të Shkupit

Sulmoi babanë në shtëpi, kallëzim penal ndaj 52-vjeçarit nga Gostivari

Aksident i rëndë në autostradën Shkup–Tetovë, katër të rinj nga Pallatica përfundojnë në spital

Gostivar: 34-vjeçari rrahu nënën dhe i mori paratë e çelësat e veturës, ngrihet kallëzim penal

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Aksidenti në Durrës me dy të mitur të plagosur, policia jep detaje
Next Article Joe Biden në Gjermani – presidenti i fundit transatlantik?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?