By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Van Basten ‘shpërthen’ në kritika për yllin e Man Utd – thotë se ai nuk është një lojtar i mirë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Van Basten ‘shpërthen’ në kritika për yllin e Man Utd – thotë se ai nuk është një lojtar i mirë
Sport

Van Basten ‘shpërthen’ në kritika për yllin e Man Utd – thotë se ai nuk është një lojtar i mirë

admin
Last updated: 01/10/2024 12:11
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Legjenda holandeze Marco van Basten ka kritikuar njërin prej transferimeve të reja të Manchester Unitedit, duke e cilësuar blerjen e tij si ‘nënshkrim idiot’ dhe duke pretenduar se ai ‘nuk është një lojtar i mirë’.

Bëhet fjalë për mesfushorin Manuel Ugarte i cili luajti titullar për herë të parë ndaj Tottenhamit që prej transferimit të tij prej 42 milionë eurosh nga PSG-ja.

Unitedi e mbylli afatin kalimtar veorr me blerjen e uruguaianit, duke menduar se ai do të rregullonte problemet e tyre në mesfushë duke i dhuruar një kontratë pesë vjeçare.

Sidoqoftë, dy herë fituesi i Topit të Artë, Van Basten, nuk u kursye aspak nga fjalët duke kritikuar vendimin e United për të nënshkruar me Ugarten.

“Unë e pash një lojtar të ri duke ecur tek Manchester United, (Manuel) Ugarte, për 50 milionë euro. Si po ecën ai djalosh aty? Është e çuditshme sa shumë ka vendosur (Ten Hag) të investojë në lojtar që nuk janë të mirë”, ka thënë Van Basten.

I transferuar si një mesfushor që prish aksionet e kundërshtarëve, Ugarte pati vështirësi që të përshtatet me ritmin e lojës ndaj Tottenhamit duke u zëvendësuar eventualisht nga Christian Eriksen.

Van Basten në fakt shkoi aq larg sa që tha se Unitedi nuk e ka asnjë super lojtar dhe se askush nuk i udhëheq ata.

“Më thuaj një super lojtar tek Manchester United? Tek çdo klub ju e shihni një super lojtar. Rashford është shumë i keq. Bruno Fernandes është një lojtar i mirë, Onana është një portier i mirë, kaq”.

“Casemiro ka përfunduar. Garnacho është një lojtar mesatar, por askush nuk e udhëheq atë ekip”, përfundoi ai.

You Might Also Like

Ambasada e Greqisë reagoi për transparentin me hartën e “Maqedonisë së Bashkuar” në ndeshjen Shkup – Selanik

Man United dëshiron ta mbajë Bruno Fernandes, por një detaj po e komplikon kontratën e re

Skandali i Topit të Artë: Ish-shefi i France Football zbulon tentativën për ryshfet

Klubet e Ligës Premier kanë frikë nga ndërhyrjet politike të kryeministrit britanik në apelin e Man Cityt

“As foto me Messin, as fanellë”, përzgjedhësi i Beninit shpërthen pas ndeshjes me Argjentinën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Telashet” që do të trashëgojë shefi i ri i NATO-s, Mark Rutte
Next Article Ndalohet një 51-vjeçar në Strumicë, kapet më lëndë narkotike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?