By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vedat Muriqi mund ta bëjë transferimin bombastik në Turqi, kërkohet edhe nga klubi që befasoi në La Liga
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Vedat Muriqi mund ta bëjë transferimin bombastik në Turqi, kërkohet edhe nga klubi që befasoi në La Liga
Sport

Vedat Muriqi mund ta bëjë transferimin bombastik në Turqi, kërkohet edhe nga klubi që befasoi në La Liga

admin
Last updated: 07/06/2024 13:03
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës dhe Mallorcas, Vedat Muriqi ka përfunduar në listën e dëshirave të një klubi të madh turk dhe një klubi tjetër spanjoll, i cili në sezonin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Kampionëve.

Muriqi ka bërë karrierë të gjatë Turqi, pasi ka luajtur me ekipe si Giresunspor, Genclerbirligi, Caykur Rizespor dhe Fenerbahce.

Me paraqitjen e tij në klubin e madh, Fenerbahçe, futbollisti u transferua te skuadra italiane Lazio. Pasi ra nën pritshmëritë te Lazio, sulmuesi prizrenas u transferua te skuadra spanjolle Mallorca.

Futbollisti kosovar arriti të bëjë sërish emër me futbollin që shfaqi në Spanjë dhe tashmë kanë filluar interesimi dhe ofertat për të.

Mësohet se për Muriqin është interesuar klubi i madh turk, Besiktas, i cili emëroi në krye të skuadrës trajnerin holandez, Giovanni van Bronkhorst.

Sipas Defense Central, Besiktas synon ta kompletojë këtë transferim duke paguar një shifër të konsiderueshme transferimi, edhe pse më parë do të provojnë huazimin me të drejt blerje.

Ky medium shton se Muriqi mund të jetë i gatshëm të kthehet në Turqi, aty ku do të gjente dy yje tjerë shqiptarë si Milot Rashica dhe Ernest Muci.

Muriqi mund të bëhet bashkëlojtar i Rashicës dhe Mucit

Nga ana tjetër, pretendohet se për Muriqin interesohet edhe klubi spanjoll Girona, e cila u kualifikua për herë të parë në historinë e saj në Ligën e Kampionëve.

Ndryshe, futbollisti prizrenas ka luajtur 33 ndeshje me Mallorca këtë sezon, duke shënuar 7 gola dhe duke bërë 2 asistime.

You Might Also Like

Chelsea i rinovon kontratën një talenti dhe e huazon te Celtic

Arsenali vendosi të mos transferojë Malick Fofanan për shkak të qëndrimit ndaj Mikel Artetas

Kush do të jetë pasardhësi i Messit me fanellën “10” nëse Scaloni rinovon?

Nga Pogba te Benzema, Alaba dhe Brozovic, shumë yje aktualisht janë pa kontratë dhe mund të transferohen falas

PSG me 24 lojtarë në ekipin e parë pas mbylljes së afatit kalimtar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shkalla e papunësisë në tremujorin e parë të vitit është 12,9 për qind
Next Article Akuza shokuese, gruaja e Wilderit thotë se boksieri e rrahu vazhdimisht dhe tentoi ta mbyste me jastëk

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?