By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Deputetët e Frontit Evropian po i largojnë shqiptarët nga partnerët strategjikë perëndimor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Deputetët e Frontit Evropian po i largojnë shqiptarët nga partnerët strategjikë perëndimor
Maqedoni

VLEN: Deputetët e Frontit Evropian po i largojnë shqiptarët nga partnerët strategjikë perëndimor

admin
Last updated: 15/01/2025 14:42
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 janar – BDI-ja ka humbur busullën dhe e hutuar, nuk di çfarë po bën, kë po sulmon dhe kë po mbron. Mijallkovi u bë më i dashur për ta se sa komuniteti ndërkombëtar. VLEN me shqetësim po ndjek deklaratat e fundit të deputetit Zejd Rexhepi nga Fronti Evropian (FE), koalicion me BDI-në, të cilat përsëri synojnë të dëmtojnë besimin e shqiptarëve ndaj partnerëve tanë strategjikë perëndimorë. Me qëndrime të tilla, udhëheqësia e BDI-së dhe Fronti Evropian tregojnë se nuk dinë çfarë po bëjnë, se janë në konfuzion të plotë dhe se po i vendosin interesat e tyre personale dhe partiake përpara interesave strategjike të shqiptarëve dhe shtetit.

VLEN i bën thirrje opinionit publik dhe anëtarësisë së BDI-së të reflektojnë nëse liderët e tyre, të cilët dukshëm vazhdojnë t’i konfrontojnë shqiptarët me partnerët tanë perëndimorë, meritojnë ende të udhëheqin partinë dhe të marrin pjesë në krijimin e së ardhmes së qytetarëve. Është koha për një distancim të qartë nga politikat e korruptuara dhe retorika antiperëndimore. Shqiptarët dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë liderë të sinqertë, politika të përgjegjshme dhe partneritet të fuqishëm me BE-në, NATO-n dhe gjithë komunitetin ndërkombëtar.

BDI dhe FE po i largojnë shqiptarët nga aleatët perëndimorë. Qasjet që shprehin dyshime ndaj komunitetit ndërkombëtar tregojnë se BDI dhe Fronti Evropian qëllimisht po përpiqen t’i largojnë shqiptarët nga Perëndimi. Një retorikë e tillë është tepër e dëmshme dhe shkon kundër përpjekjeve disavjeçare të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, përfshirë shumicën e shqiptarëve, për anëtarësim dhe partneritet të ngushtë me BE-në dhe NATO-n. Akuzimi i komunitetit ndërkombëtar për skandalet e tyre kriminale është i pabazë.

Është e pakuptueshme se si BDI dhe FE vazhdojnë të drejtojnë gishtin ndaj ambasadorëve dhe institucioneve të huaja, në vend që të përballen me dyshimet dhe faktet për skandalet e tyre korruptive. Kjo përpjekje për t’ia hedhur fajin të tjerëve është vetëm një dëshmi tjetër se udhëheqësia e BDI-së është në një hutim të thellë dhe se nuk ka kapacitet për të zgjidhur problemet e vërteta. Përgjegjësia personale e Artan Grubit po tentohet të relativizohet.

Përpjekjet për ta paraqitur Artan Grubin si të pafajshëm për veprimet e tij, ndërsa fajësohen ambasadorët, janë kulmi i manipulimit. Kjo është një shembull klasik i shmangies së përgjegjësisë, duke nënvlerësuar publikun dhe anëtarësinë e BDI-së. Pretendimi se “Artani u dënua sepse i dëgjoi të tjerët” është kulmi i arrogancës së BDI-së dhe FE-së. Kjo tezë e BDI-së dhe FE-së, sipas së cilës përgjegjësia i takon të tjerëve (ambasadorëve, përfaqësuesve ndërkombëtarë, etj.) dhe jo vetë funksionarëve, është një përpjekje tjetër e dëshpëruar për justifikim.

BDI dhe FE vazhdojnë të japin deklarata të pakuptimta dhe kontradiktore për të mashtruar anëtarët e tyre dhe të gjithë opinionin publik.

Koalicioni VLEN

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Takim Dimitrieska-Koçoska – Al-Sheibi: Mundësi të hapura për avancimin e bashkëpunimit dhe përkrahjen e projekteve zhvillimore përmes Fondit për Zhvillim Ndërkombëtar të OPEK-ut
Next Article Takim lamtumirës i ministrit Mucunski me ambasadorin e akredituar të Australisë, Daniel Emeri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?