By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zbulohen dhe kapen rreth 1 milion euro të padeklaruara në Merdar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Zbulohen dhe kapen rreth 1 milion euro të padeklaruara në Merdar
Kronika

Zbulohen dhe kapen rreth 1 milion euro të padeklaruara në Merdar

admin
Last updated: 24/02/2026 15:56
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Rreth një milion euro të padeklaruara janë zbuluar sot në pikëkalimin kufitar “Merdar”, gjatë një kontrolli të detajuar të kryer nga zyrtarët e Doganës së Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, automjeti është selektuar për kontroll në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës, bazuar në analizën e riskut dhe procedurat standarde operative.

Dogana bëri të ditur se automjeti fillimisht është kontrolluar përmes pajisjes së skanimit me rreze X (X-Ray), ku janë identifikuar indikacione për ekzistimin e një hapësire të dyshimtë të modifikuar në dyshemenë e tij.

“Pas indikacioneve të para nga skaneri, është kërkuar asistencë nga zyrtarët e Policisë Kufitare, të cilët kanë ofruar mbështetje teknike përmes pajisjes fibroskopike”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit të përbashkët, dyshimet janë konfirmuar me zbulimin e mjeteve monetare të padeklaruara, të fshehura në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit.

Sipas vlerësimeve fillestare, shuma e mjeteve monetare dyshohet të jetë rreth 1,000,000 (një milion) euro.

Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokurori kompetent është njoftuar dhe, në koordinim me të, po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore në përputhje me autorizimet ligjore.

Dogana e Kosovës theksoi se përdorimi i teknologjisë së avancuar të kontrollit, si skanerët X-Ray, mbetet një nga mjetet kyçe për zbulimin e rasteve të kontrabandës dhe parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme financiare. 

You Might Also Like

Në klub nate në Zherovjan kapet shtetasja serbe 34-vjeçe

Drejtoria e Doganave ka parandaluar një tentativë për trafik të paautorizuar të drogës

Ndalohet një 25-vjeçar nga Shtipi, është kapur duke i vënë flakën barit të thatë

E sulmoi bashkëshorten, 78-vjeçari nga Tetova në paraburgim

Përleshje mes dy personave nën ndikimin e alkoolit në Bërvenicë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Alfa Romeo Giulia Quadrifoglio do të qëndrojë në shitje deri në vitin 2027
Next Article Dronë mbështetjeje për Mateo Borrin dhe Brikena Selmanin në BBVA 5
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?