By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zëdhënësja e Qeverisë Venera Azizi: Gruaja shqiptare në Maqedoninë e Veriut sot po ngrihet më fuqishëm se kurr në skenën politike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zëdhënësja e Qeverisë Venera Azizi: Gruaja shqiptare në Maqedoninë e Veriut sot po ngrihet më fuqishëm se kurr në skenën politike
Maqedoni

Zëdhënësja e Qeverisë Venera Azizi: Gruaja shqiptare në Maqedoninë e Veriut sot po ngrihet më fuqishëm se kurr në skenën politike

admin
Last updated: 05/04/2026 14:18
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 prill argument.mk/ – Në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare “Çairi 2026”, me temë “Imazhi politik i gruas shqiptare: lidership, paqe dhe identitet evropian”, e mbajtur më 4 dhe 5 prill në organizim të Komunës së Çairit dhe kryetarit Izet Mexhiti, në bashkëpunim me Aleancën Kombëtare të Këshilltarëve Bashkiakë, zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Venera Azizi, mbajti një fjalim të fuqishëm mbi rolin e gruas shqiptare në politikë.

Në fjalimin e saj, Azizi theksoi se gruaja shqiptare në Maqedoninë e Veriut po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë dhe ndikim në vendimmarrje.

“Gruaja shqiptare në Maqedoninë e Veriut sot po ngrihet më fuqishëm se kurrë në skenën politike, jo thjesht për të qenë e pranishme, por për të kontribuar e për të marrë vendime me dinjitet dhe vizion. Gratë shqiptare sot këtu tek ne janë zemra e procesit të ndryshimit”, u shpreh ajo.

Azizi vuri theks të veçantë te sfidat dhe paragjykimet me të cilat përballen gratë në politikë, duke ngritur pyetje retorike që reflektojnë përvojat e tyre.

“E keni përjetuar si është të dëgjosh zëra që të thonë ‘se politika nuk është për ty’? E keni përjetuar si është të ndihesh sikur duhet të jesh dyfish më e fortë, vetëm që të të marrin seriozisht sepse je grua në politikë? Por, as këto përjetime nuk kanë mundur të na ndalojnë”, deklaroi Azizi.

Ajo bëri thirrje që gratë të mos lejojnë që paragjykimet të kufizojnë potencialin e tyre.

“Ne gratë nuk duhet të lejojmë që paragjykimet të na mbyllin rrugën. Nuk duhet të lejojmë që dikush tjetër të vendosë se sa larg mund të shkojmë. Sepse ne vërtetë mund të shkojmë shumë larg. Dhe e vërteta është një dhe e padiskutueshme: nëse sot ne nuk merremi me politikë, dikush tjetër do të vendosë për jetën tonë, për mundësitë tona, për të ardhmen tonë”, theksoi ajo.

Sipas saj, politika ka nevojë për guximin dhe zërin e grave.

“Sado që politika të mos jetë fushë e lehtë, ajo ka nevojë për ne. Ka nevojë për gra që luftojnë, që nuk heshtin, për gra që edhe pse burrat nuk i ftojnë në tavolinat e politikëbërjes, ato thjesht ulen dhe e zënë vendin e tyre të merituar”, tha Azizi.

Në një moment personal të fjalimit, ajo theksoi rëndësinë e përfaqësimit të grave në institucione, duke rikujtuar pozicionin e saj aktual.

“Unë jam gruaja e parë shqiptare që vij në pozicionin e zëdhënëses së Qeverisë që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut dhe vij pikërisht me propozimin e burrave, liderë të VLEN-it. Dhe është e vërtetë se unë mund të mos jem vendimmarrëse në kuptimin klasik, por zëri im është pjesë e vendimmarrjes”, u shpreh ajo.

Azizi shtoi se politika nuk është vetëm marrje vendimesh, por edhe mënyra se si ato komunikohen dhe përjetohen nga qytetarët.

“Politika nuk është vetëm akti i marrjes së vendimeve, është edhe mënyra si komunikohen ato, si përfaqësohen dhe si përjetohen nga qytetarët. Çdo zë që po fitojmë sot në politikë, jam e sigurt se po thyen një heshtje që ka zgjatur shumë gjatë”, deklaroi ajo.

Duke folur për dimensionin më të gjerë të politikës, ajo theksoi se gratë duhet ta shohin atë si hapësirë për liri dhe ndryshim.

“Për neve grave, politika duhet të jetë shumë më tepër. Ajo duhet të jetë hapësirë ku dalim nga hijet, shfaqemi, veprojmë dhe bashkëkrijojmë një realitet më të mirë. Politikën ne gratë duhet ta shohim në thelb si një formë të lirisë, një akt që e tejkalon përllogaritjen dhe qëllimin pragmatik”, tha Azizi.

Ajo nënvizoi se gratë nuk duhet vetëm të ndjekin rrjedhën, por të bëhen agjente të ndryshimit.

“Neve grave nuk na mjafton të ndjekim rrjedhën, por të besojmë te mundësia për të ndryshuar gjërat përmes fjalës dhe veprimit publik. Politika, për neve grave, nuk është thjesht çka është e mundur, është çka duhet të bëhet”, u shpreh ajo.

Në vijim, Azizi përmendi edhe një thënie të Madeleine Albright për sfidat e grave në politikë.

“Albright ka thënë se një grua në politikë duhet të punojë për 10-she për ta marrë një 6-she. Por asnjë fitore nuk është arritur ndonjëherë duke mos provuar, duke mos luftuar. Paragjykimet nuk guxojnë t’i ndalin gratë, por ato duhet t’i marrim si arsye për të luftuar edhe më shumë”, theksoi ajo.

Në përmbyllje, Azizi bëri thirrje për përgjegjësi kolektive ndaj gjeneratave të ardhshme.

“Duhet t’ua trasojmë rrugën gjeneratave të ardhshme dhe t’i mësojmë edhe vajzat e reja edhe djemtë e rinj se sa ankohemi nga terri, më mirë është ta ndezim bashkë me to nga një dritë e ta zhdukim errësirën që na ka ndjekur përherë”, përfundoi ajo.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article A do të përfitojnë Vardari dhe Struga nga gabimi i Shkëndijës?
Next Article Zjarr në qendër të Tiranës, flakët përfshijnë pallatin
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?