By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zëvendësministrja e mbrojtjes Elfet Ismaili mori pjesë në Forumin Rajonal të Sigurisë George C. Marshall në Ohër
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zëvendësministrja e mbrojtjes Elfet Ismaili mori pjesë në Forumin Rajonal të Sigurisë George C. Marshall në Ohër
Maqedoni

Zëvendësministrja e mbrojtjes Elfet Ismaili mori pjesë në Forumin Rajonal të Sigurisë George C. Marshall në Ohër

admin
Last updated: 02/09/2024 18:52
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Zëvendësministrja e mbrojtjes Elfet Ismaili ishte pjesëmarrëse e punimeve të Forumit Rajonal të Sigurisë George C. Marshall që shqyrtoi temën: “NATO dhe Bashkëpunimi i Sigurisë në Ballkanin Perëndimor: Ndërtimi i qëndrueshmërisë përmes bashkëpunimit”, që për disa ditë me rradhë mbahet në Ohër. Ngjarja në fjalë zhvillohet nën patronazhin e Qendrës Europiane për Studime të Sigurisë dhe e njejta mban disa panele diskutimi me pjesëmarrës të shumtë të fushës së mbrojtjes dhe sigurisë nga vendi ynë nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nga vendet anëtare të NATO-s. Në fjalën e saj para të pranishmive, zëvendësministrja Ismaili parimisht duke shprehur falenderimet ndaj organizatorëve, nderin dhe kënaqësinë e të qenurit pjesë e panelit dhe njëkohësisht duke i përgëzuar panelistët për diskutimet, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vendeve të BP, si fakor kryesor të demokracisë dhe prosperitetit në rajon. Me këtë rast, ajo vuri në dukje sfidat e shumta dhe kërcënimet ndaj sigurisë duke shtuar se tashmë nuk ka asnjë vend që është i përjashtuar nga të njejtat, me theks të veçantë duke përmendur edhe ndikimet nga jashtë të disa shteteve që me politikat dhe me qasjen e tyre, përbëjne rrezik për sigurinë e rajonit. Në këtë kontekst, zëvendësministrja Ismaili u ndal edhe në gjetjen e mënyrave dhe mekanizmave sa më të mirëfillta politike që rajoni ynë duhet të përdorë për përballjen me sfidat dhe kërcënimet. Orientimin euroatlantik, si dhe përkushtimin për t’u përafruar me vlerat e përcaktuara euroatlantike, të bazuara në parimet e demokracisë, lirisë individuale dhe shtetit të së drejtës , zëvendësministrja Ismaili, i bazoi si pikë përbashkuese dhe si synim përfundimtar të vendeve të Ballkanit Perëndimor, njëherit duke nënvizuar se këto vende, me një lidership të mirfilltë duhet zbatuar edhe reformat e nevojshme politike, duke ndjekur bashkëpunimin gjithnjë e më të zgjeruar ekonomik, tregtar dhe financiar. Zëvendësministrja mes tjerash, konkludoi se rajoni dhe bota kanë nevojë për NATO-n dhe BE-në në një arenë të përbashkët dhe se tashmë duhet t’i jepet prioritet qëndrueshmërisë demokratike dhe forcimit të Aleancës dhe BE-së sepse kjo është thelbësore për të garantuar paqen dhe sigurinë, si në Evropë ashtu edhe në mbarë globin. Në fund u nënvizua se përmes bashkëpunimit për t’u përballuar me sfidat strategjike të vendeve dhe të rajonit tonë bashkarisht, i njejti është më i qëndrueshëm dhe më stabil, duke mos i anashkaluar as iniciativat rajonale të cilat janë jetike për ndërtimin e qëndrueshmërisë ndaj sfidave të ardhshme me të cilat vendet tona dhe i tërë rajoni do të duhet të përballet.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Picë me humus, një vakt i lehtë dhe me përbërës shtesë që ju pëlqejnë
Next Article Çmime të reja të derivateve të naftës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?