By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zhupa dorëzon projektligjin: Trajtim i barabartë financiar për të gjithë mësuesit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Zhupa dorëzon projektligjin: Trajtim i barabartë financiar për të gjithë mësuesit
Shqipëri

Zhupa dorëzon projektligjin: Trajtim i barabartë financiar për të gjithë mësuesit

admin
Last updated: 24/11/2025 11:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa dorëzoi sot në Kuvend një projektligj, që sipas saj, synon të mbrojë të drejtat e mësuesve.

Në prezencën e mësueseve dhe kryetares së Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shqiptar, Alma Lama, deputetja Zhupa prezantoi projektligjin, ndërsa uroi që ai të kalojë pa barrierat e politikës dhe të miratohet sa më shpejt, në emër të drejtësisë dhe mbështetjes për mësuesit.

Zhupa informoi se projektligji i adresohet mësuesve që janë diskriminuar pas miratimit të një VKM-je që zhvlerësoi diplomat e tyre para vitit 2015.

“Ky projektligj ka për qëllim të sigurojë trajtim të barabartë financiar për të gjithë mësuesit, pa marrë parasysh vitin kur kanë përfunduar studimet, dhe të njohë kontributin e tyre të shtrenjtë në arsim. Ky ligj është një mundësi për të rregulluar padrejtësitë dhe për të përmirësuar karrierën, motivimin dhe shpërblimin e 11 mijë mësuesve në sistemin parauniversitar”, u shpreh Zhupa.

Në takim, Gentjana Hoxhallari, mësuese e ciklit fillor, u shpreh se pas 25 vitesh punë, diploma e saj u zhvlerësua dhe nuk paguhet në të njëjtën mënyrë si kolegët e saj. “Ky ligj është shpresa jonë për të marrë vlerën e merituar”, tha ajo.

Po ashtu, Teuta Langa, mësuese e Edukimit Fizik, theksoi se, edhe pas 38 vitesh punë, diploma e saj nuk është njohur plotësisht dhe shpërblimi financiar nuk është i barabartë me kolegët që kanë përfunduar studimet më vonë.

Alma Lama, kryetare e sindikatës bëri të ditur se është bërë edhe një betejë në Gjykatën Kushtetuese ku vendimarrja u nda 4 me 4 dhe nuk mor dot një vendim. 

You Might Also Like

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh

Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Performancës Mjedisore 2026

Kryeministri Edi Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për këtë kategori qytetarësh

Berisha: Mazhoranca mbylli reformën territoriale, vazhdon shpopullimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Janevska: Hartuam Strategji të re për arsimin, përmes ENER do ta vendosim në shqyrtim publik dhe mundësi për plotësim
Next Article Sadushi në Riad: Transparenca procedurale, thelbësore për funksionimin e sistemit të Drejtësisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?