By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Janevska: Hartuam Strategji të re për arsimin, përmes ENER do ta vendosim në shqyrtim publik dhe mundësi për plotësim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Janevska: Hartuam Strategji të re për arsimin, përmes ENER do ta vendosim në shqyrtim publik dhe mundësi për plotësim
Maqedoni

Janevska: Hartuam Strategji të re për arsimin, përmes ENER do ta vendosim në shqyrtim publik dhe mundësi për plotësim

admin
Last updated: 24/11/2025 11:44
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 nëntor – Grupi i punës i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Delegacionit të BE-së, UNICEF-it, Bankës Botërore, GIZ-it, UNDP-së, Byrosë përZhvillimin e Arsimit, Qendrës për Zhvillimin e Arsimit Profesional, Qendrës Shtetërore të Provimeve, Inspektoratit Shtetëror të Arsimit dhe sektorit civil hartoi Strategji të re për arsimin, e cila do të zbatohet nga viti 2026 deri në vitin 2032. Para se të miratohet nga Qeveria, do të vihet në shqyrtim publik përmes sistemit qeveritar ENER, me qëllim që të ofrohet mundësi për komente dhe sugjerime në drejtim të avancimit të përmbajtjes, njoftojnë nga Ministria e Arsimit të RMV-së.

Për këtë sot informoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, para fillimit të punëtorisë së validimit për Strategjinë, duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që dhanë kontribut në përgatitjen e saj gjatë gjashtë muajve të kaluar.

“Arritëm konsensus të gjerë për drejtimin në të cilin do të veprojmë për zhvillimin e arsimit maqedonas në të ardhmen dhe mendoj se nuk duhet të ketë kompromis. Dua të theksoj se kjo strategji nuk na orienton në drejtim krejtësisht të kundërt; përkundrazi, ajo është plotësim i asaj të deritanishmes, por fokusohet në sfidat që nuk u tejkaluan dhe në ndjekjen e trendeve të reja globale në arsim,” tha Janevska.

Dokumenti thekson zhvillimin e programit të ri për arsimin parashkollor, gjithëpërfshirjen në arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe infrastrukturën, ku momentkyç është optimizimi i rrjetit shkollor dhe implementimi i punës me një turn.

Janevska informoi se do të ndiqet zbatimi i konceptit të ri për arsimin e mesëm-gjizmnaz dhe për arsimin profesional, si dhe model të ri për maturën shtetërore. Në vitin 2026 fillon zbatimi i formulave të reja për financimin e arsimit fillor dhe të mesëm. Do të miratohet legjislacion i ri në arsimin e lartë, dhe veçanërisht do t’i kushtohet vëmendje për zhvillimin e kapaciteteve kadrovike të MASH-it.

“Në dy vitet e para, Strategjia do të fokusohet në objektivat që Maqedonia duhet të arrijë sipas Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga Bashkimi Evropian. Si Qeveri, do të kujdesemi që të sigurojmë të gjitha mjetet e nevojshme për realizimin e masave, projekteve dhe aktiviteteve të orientuara drejt arritjes së treguesve”, shtoi Ministrja.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pedri pritet të udhëtojë në Londër me Barcelonën, por s’do të luajë ndaj Chelsea-s
Next Article Zhupa dorëzon projektligjin: Trajtim i barabartë financiar për të gjithë mësuesit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?