By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zjarr i madh në afërsi të Aeroportit të Prishtinës – digjen 20 vetura ka edhe persona të lënduar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Zjarr i madh në afërsi të Aeroportit të Prishtinës – digjen 20 vetura ka edhe persona të lënduar
Kronika

Zjarr i madh në afërsi të Aeroportit të Prishtinës – digjen 20 vetura ka edhe persona të lënduar

admin
Last updated: 13/08/2024 10:33
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një zjarr i madh ka shpërthyer mbrëmë pas mesnate në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi tha për Telegrafin se zjarri kishte shpërthyer në pjesën e “Go Karting”, që ndodhet në Sllatinë.

“Informata është pranuar rreth orës 01:15 për zjarr në një lokal afarist në rrugën e Aeroportit në Go Karting. Në vendngjarje lokali në fjalë kishte dy pjesë, pjesa e marketit dhe pjesa e garazheve për karting e cila ishte përfshirë e tëra në flakë”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se dy persona kanë pësuar djegie në fytyrë dhe duar gjatë tentimit për ta shuar zjarrin

“Pjesa e maketit nuk është djegur përveç dritareve që janë thyer nga temperatura. Dy persona gjatë tentimit për ta shuar zjarrin kanë pësuar djegie në fytyrë dhe duar dhe janë dërguar në spital për trajtim”, ka thënë Gashi.

Ndërkaq zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se nga zjarri janë përfshirë 20 vetura të parkuara, dhe se vetëm një person është lënduar.

“Sot rreth orës 01:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në afërsi të Aeroportit të Prishtinës. Nga zjarri janë përfshirë 20 vetura të parkuara dhe një objekt biznesi. Në këtë rast  është lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale” ka deklaruar Ahmeti.

Ajo ka shtuar se personi i lënduar  është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që pas lokalizimit të zjarrit, hetuesit policor në koordinim me institucionet përkatëse po kryejnë hetimet rreth rastit i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

You Might Also Like

Gruaja nga Mali i Zi denoncon ish partnerin se nga burgu kërcënon me telefon atë dhe familjarët e saj

Rrahu bashkëshorten dy herë, kallëzim penal ndaj 59-vjeçarit

Armë të fshehura në kamper, ndalohet një shtetas austriak në “Tabanoc”

Rreth 400 metra kub dru zjarri u sekuestruan nga një kompani në Shkup

203 km/h në autostradë! Mercedes-i “fluturon” mbi asfalt, 73 km/h mbi limitin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mexhiti: Edhe pas 23 viteve të nënshkrimit të MO, decentralizimi edhe më tej vazhdon të mbetet sfidë!
Next Article Mexhiti: MO është marrëveshje për shtetin – nuk është marrëveshje për pjesëmarrjen në pushtet të një partie politike përjetësisht!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?