Lugansk, 6 prill, argument.mk/ – Të paktën 41 minatorë janë bllokuar në minierën Belorechenskaya në Lugansk, një nga rajonet e diskutueshme të Donetskut, pas një sulmi nga forcat ukrainase.
Lajmin e incidentit e dha agjencia Interfax duke cituar autoritetet pro-ruse.
“Gjatë natës, forcat ukrainase goditën minierën, duke dëmtuar nënstacionin elektrik. Një ndërprerje emergjente e energjisë elektrike bllokoi 41 punëtorë të minierës, të cilët tani janë nën tokë”, tha Leonid Pasechnik, udhëheqës i republikës së vetëshpallur të shkëputur të aneksuar nga Moska.

