By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: Zgjedhjet e ardhshme po shndërrohen në një referendum kundër një Maqedonie të Veriut të izoluar, të ndarë dhe të korruptuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: Zgjedhjet e ardhshme po shndërrohen në një referendum kundër një Maqedonie të Veriut të izoluar, të ndarë dhe të korruptuar
Maqedoni

BDI: Zgjedhjet e ardhshme po shndërrohen në një referendum kundër një Maqedonie të Veriut të izoluar, të ndarë dhe të korruptuar

admin
Last updated: 09/06/2025 10:36
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 qershor – Ndërsa Hristijan Mickoski vazhdon me britma, fyerje dhe provokime, në mungesë të çfarëdo suksesi konkret të qeverisë që ai udhëheq, qytetarët e shohin qartë se i vetmi “program” që i ka mbetur përballë dështimeve, është urrejtja, përçmimi dhe përjashtimi i shqiptarëve, shpifjet dhe nxitja e ndarjeve ndëretnike.

Thotë se BDI-ja ka pasur 23 vite për të treguar kapacitetin?

Po, pikërisht në ato vite, vendi u bë anëtar i NATO-s, u afrua drejt Bashkimit Evropian, ndërtoi modelin më funksional të bashkëjetesës multietnike në rajon dhe kontribuoi në stabilitetin rajonal përmes dialogut dhe mençurisë.

Vendi u bë shembull për të gjithë rajonin.

Mickoski dhe partia e tij, nga ana tjetër, janë identifikuar gjithmonë me urrejtje ndëretnike, bllokada, izolim dhe korrupsion masiv.

Ata gjithmonë kanë qenë kundër çdo progresi strategjik të shtetit,  nga Marrëveshja e Ohrit, te NATO e deri te BE.

Sot, përveç kompasit strategjik, e kanë humbur edhe kompasin moral.

Duke mbrojtur njerëzit e tyre të përfshirë në tragjedinë e Koçanit, janë të gatshëm të ndjekin dhe frikësojnë prindërit e viktimave,  vetëm për të shpëtuar fajtorët.

Përçmimi dhe përjashtimi i shqiptarëve ndoshta mund t’i sjellë disa vota radikale brenda partisë së tij, por në afat të mesëm dhe të gjatë, ai po mbjell farën e përçarjes që do të rëndojë mbi brezat e ardhshëm.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Dhe kjo është një përgjegjësi historike që as Mickoski, e as kushdo tjetër, nuk mund ta shpërlajë me demagogji.

Ndërkohë, zëdhënësit e tij shqiptarë kanë kthyer kohën e turpshme të vasalitetit mes shqiptarëve.

Por me këtë, ata vetëm e kanë forcuar bindjen e çdo shqiptari se nderi dhe dinjiteti i kombit tonë nuk mund të shkelen nga nacionalistë të vonuar, kleptokratë të diskredituar, e aq më pak nga disa vasalë të kapur që janë kthyer në turpin e këtij populli.

- Advertisement -
Ad imageAd image

BDI mbetet partia e dinjitetit, e bashkimit dhe e përparimit.

Nuk do të lejojmë që urrejtja të zëvendësojë shpresën, as që përçarja të marrë vendin e barazisë.

Shqiptarët kanë ditur t’i bëjnë ballë historisë me krenari ,  dhe do t’i bëjnë ballë edhe kësaj përpjekjeje të turpshme për përjashtim, përçmim dhe shtypje.

Zgjedhjet e ardhshme janë referendum , mes një Maqedonie të izoluar, të përçarë dhe të korruptuar nga njëra anë, dhe një Maqedonie evropiane, të barabartë dhe të bashkuar nga ana tjetër.

BDI

Reagim ndaj deklaratave të Hristian Mickoskit

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Hetim kundër një personi tjetër për zjarrin në “Puls” të Koçanit
Next Article Robert Lewandowski tërhiqet nga Kombëtarja e Polonisë për shkak të përplasjeve me trajnerin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?