By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “e-Legjislacioni”, Gonzato: Fuqizim i transparencës dhe llogaridhënies
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “e-Legjislacioni”, Gonzato: Fuqizim i transparencës dhe llogaridhënies
Shqipëri

“e-Legjislacioni”, Gonzato: Fuqizim i transparencës dhe llogaridhënies

admin
Last updated: 23/06/2025 14:33
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato u shpreh sot se Shqipëria ka arritur në një moment kyç, pasi këtë vit pritet të hapen të gjithë grupkapitujt për negocim me Bashkimin Evropian.

Ambasadori Gonzato e konsideroi këtë një mundësi që Shqipëria të modernizojë institucionet e veta dhe të fuqizojë demokracinë.

Në aktivitetin e organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë për prezantimin e portalit e-Legjislacioni, ambasadori Gonzato u ndal te roli i Delegacionit të BE-së për të mbështetur Shqipërinë në këtë proces.

“Ne kemi një projekt për të ndihmuar Kuvendin në të gjitha këto çështje që do të jetë ‘BE për demokracinë’. Ky program i rëndësishëm do të përqendrohet te qeverisja dhe menaxhimin, përmirësimi i mekanizmave negociues dhe fuqizimin e shoqërisë civile dhe medies”, tha ai.

Duke folur për portalin e-Legjislacioni, Gonzato vlerësoi se përveç këtij instrumenti Kuvendi ka marrë përsipër edhe një sërë instrumentesh të tjera si ai për të krijuar parlamentin e hapur.

“Një masë tjetër është fuqizimi i transparencës dhe llogaridhënies, për shembull krijimi i një sistemi zbardhjeje për seancat e komisioneve dhe ato plenare si dhe transmetimi në kohë reale dhe regjistrimi audiovizual”, tha ai.

Ambasadori u ndal edhe te përmirësimi i platformës konsultative për ta bërë atë më cilësore dhe më të aksesueshme.

Po ashtu, ai vlerësoi angazhimin e Kuvendit për të pasur standarde më të mira etike, për t’u marrë me çështje të ndryshme si me Kodin e Etikës për deputetët dhe përmirësimin e kapaciteteve administrative.

“Të gjitha këto masa do të përmirësojnë transparencën dhe llogaridhënien, integritetin dhe efektivitetin e Kuvendit. Në këtë formë edhe besimi i qytetarëve do të jetë edhe më i fortë tek institucioni. Në fakt ky institucion duhet të ketë të gjithë burimet e duhura financiare. Kjo është kyçe për të siguruar që kemi pavarësinë e këtij institucioni si dhe kapacitetin e tij për të vlerësuar legjislacionin, por edhe për të kërkuar llogari në mënyrë që Kuvendi të luajë rolin e vetë kyç gjatë negociatave me BE-në”, shtoi ai.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pse Princi Philip ishte vërtet i zhgënjyer nga Meghan Markle – sakrificat që ai bëri për Kurorën, që ajo nuk pranoi t’i bënte
Next Article Tarran: Platforma “e-Legjislacioni”, gurthemeli për procesin ligjvënës në Shqipëri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?